Qysh me u pajis me kartelën Starcard Premium?

Me një kartelë StarCard Premium në TEB në xhepin tuaj, çdo përvojë shopingu është unik. Kartela StarCard Premium në TEB ju ofron juve një gamë të gjërë të përfitimeve gjatë përdorimit të saj për blerje. Ky plan i kësteve, brendimi  I markës Visa kredit kartel qe sjell shumë opsione.

TEB-i ka krijuar rrjetin më të madh të Pikave të Shitjes (POS) të anëtarëve tregtarë në Kosovë. Kjo donë të thotë se ju mund ta përdorni kartelën tuaj për të paguar për ushqim dhe karburante ose pajisje elektronike dhe teknikë e bardha – të gjitha me 0% komision. Sa më shumë e integroni kartelën tuaj StarCard Premium në shopingun tuaj, aq më shumë Starpikë ju fitoni – në   çdo  blerje.   Pastaj,   ju   mund t’i shfrytëzoni pikët tuaja në çdo tregtar për të blerë mallra të tjera për veten tuaj, për familjen tuaj ose shokët. Blerjet përmes internetit janë po aq të lehta dhe nuk ka komisione të përfshira.
listën e tregtarëve të Starcard Premium
Për herë të parë në Kosovë me STARCASH, TEB ju lejon tërheqjen e parave të gatshme më këste. STARCASH ka veçorinë e tërheqjes së parave të gatshme dëri në 12 këste përmes Bankomatëve të TEB në gjithë Kosovën.
Gjatë gjithë vitit, TEB-i organizon shumë kampanja të cilat ofrojnë konsumatorëve të kartelës StarCard Premium, marrëveshje të veçanta dhe opsione për kthime. Si e para në Kosovë, ju mund po ashtu ta përdorni kartelën tuaj StarCard për t’i paguar faturat e komunalieve, siç janë rryma elektrike, telefoni, uji dhe madje regjistrimi i automobilit – të gjitha të bazuara në këste.

Kthimi është po aq i lehtë dhe fleksibil. Ju mund ta ktheni shumën e plotë të shpenzuar gjatë muajit në fund të muajit ose ju mund të ktheni 15% dhe ta transferoni borxhin e mbetur në muajin në vijim. Kthimet tuaja debitohet nga llogaria e juaj rrjedhëse automatikisht në datën 15 ose 30 të muajit – ju vendosni për këtë.

Për menaxhim më të mirë të kartelës suaj StarCard Premium, ne ju rekomandojmë shfrytëzimin e e-Banking përmes së cilës ju mund ta monitoroni dhe ktheni borxhin në çdo kohë të muajit. Për të gjitha shërbimet e kartelës StarCard ju mund ta kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/ 230-000 ku, përmes telefonit, ju mund po ashtu t’i autorizoni kthimet kur të dëshironi.

  • Njazi

    qyshe me qel ni start card

Qysh me u bë femër e suksesshme?

Qysh me folë pa pare?