Qysh me u mirësjell në darka zyrtare?

Nëse ju është dhënë rasti që të merrni pjesë në një darkë zyrtare, ju definitivisht duhet të merrni pjesë. Mirëpo sa jeni të informuar e të përgaditur për një ngjarje të tillë? Çfarë janë rregullat e mirësjelljes që duhet përcjellur në një darkë zyrtare? Në këtë artikull Zotnia shtjellon përgaditjet e pritjet që ju duhet t’i keni ndaj kësaj ngjarje që daton qysh nga kohët e lashta mbretërore.

Shumëllojshmëria e Ngjarjeve Zyrtare

Ashtu siç ka shumëllojshmëri në darka jo-zyrtare, edhe darkat zyrtare mund të jenë nga më të ndryshmet, varësisht nga kontektsi, shteti se ku do të ndodhë një ngjarje e tillë, mysafirët (nëse janë të ftuar bashkë me partner apo jo) etj. Së pari, nëse nuk e keni idenë se çfarë prisni nga një darkë zyrtare në të cilën jeni ftuar, pyetni. Shikoni se a mund ta konsultoni zyrtarin e protokollit në kompaninë/organizatën që ju punoni. Nëse kompania ku ju punoni nuk ka zyrtar protokolli, atëherë tentoni të konsultoheni me kolegë apo bashkëpunëtorë tjerë, ose thjeshtë kontaktoni zyrën që ju ka ftuar për hollësit rreth darkës dhe në mënyrë diskrete i bëni pyetjet.

Darkat Zyrtare Ndodhin në Vazhdimësi

Darkat zyrtare dallojn nga ato jo-zyrtare në disa pika:

  • Një darkë zyrtare kërkon që ju të visheni në një kostum mbrëmje si smokingu (e njohur në gjuhën angleze si tuxedo).
  • I tërë ushqimi shërbehet nga kuzhina. Mysafirët nuk merren me shërbime pjatash.
  • Asnjë nga veglat e ushqimit (pjatat, pirunjët etj) nuk vendosen në tryezë. Vendosja, e gjithashtu edhe tërheqja e veglave të ushqimit bëhet nga ana e stafit shërbyes të darkës, varësisht nga pjata i ushqimit (në këtë rast mund të quhet pjata – pjata e pare, e dyte etj.)
  • Një darkë zyrtare gjithashtu dallohet edhe nga pjatat e ndryshme të ushqimit të cilat shërbehen përgjatë mbrëmjes, si dhe nga shërbimi i demitasse (kafe turke apo espresso), konjakut dhe likerit.
  • Përfundimisht, çfarë e dallon një darkë zyrtare nga ajo jo-zyrtare është rendi i shërbimit dhe përcjellja e protokollit të uljes në tryezë.

Fotografia nga Ville Oksanen / CC BY 2.0

Para Ngjarjes

Para ngjarjes, ju duhet të siguroheni që iu keni përgjigjur ftesës me shkrim, ku ju shkruani në vetën e tretë diçka të tillë: “Z. Filan Fisteku falenderon (ftuesin/ftuesit e ngjarjes) për ftesën e tyre në (ditën e javës), (data dhe muaj) dhe pranon me shumë kënaqësi pjesëmarrjen.

Nëse në ftesë është dhënë një numër telefoni apo email adresë, atëherë lirisht përdoreni njërën nga ato dy metoda që të ju përgjigjeni ftesës.

Çfarë Duhet të Prisni Përgjatë Një Darke Zyrtare?

Rregullat e një darke zyrtare, të cilave ju referohet edhe si rregullat e protokollit, janë nxjerrë nga tradita të lashta mbretërore, që datojnë nga qindra vjet më parë në Evropë. Përveç përdorimit të materialeve të ndryshme si porcelani, kristali, argjendi dhe çarçafëve të lirit, në darka zyrtare zbatohen rregullat e preseancës apo përparësisë që është term protokollar  dhe mënyra e rendi se si shërbehen pjatat e ndryshme të ushqimit.

Posa të keni arritur në ngjarje, ju do të pranoni një menu të ushqimit, apo do ta gjeni një në tryezën se ku uleni. Ju do ta merrni vesh se ku duhet të uleni duke iu referuar kartës me emrin tuaj. Në ngjarje ku numri i pjesëmarrësve është më i vogël, ju mund të shoqëroheni deri te tryeza nga mikëpritësi/sja, ndërsa në ngjarje me numër më të madh të pjesëmarrësve, ju mesiguri do ta gjeni emrin tuaj të shënuar në një kartë në njërën prej tryezave. Por, zakonisht në darka me numër të madh të mysafirëve në hyrje qëndrojnë personat të cilët e kanë detyrë të ju orientojnë apo edhe shoqërojnë deri tek tavolina e juaj.

Ngjarja zakonisht fillon me një aperativ koktej i cili mund të zgjasë për më shumë se një orë.

Numri i pjatave të ushqimit dallon nga ngjarja në ngjarje, mirëpo shumicën e rasteve një darkë zyrtare përbëhet nga 4 deri në 6 pjata të ushqimit.

Asnjëri nga mikëpritësi/sja apo mysafirët nuk ndihmojnë me shërbimin e ushqimit. Të gjitha përgatitjet, shërbimet, dhe heqja e pjatave ushqimore duhet bëhen nga stafi i shërbimit. Ushqimit shërbehet nga ana e djathtë. Darka zyrtare përfshinë disa pjata, dhe ju duhet ta dini që pasi që pjata juaj tërhiqet nga tryeza, ajo nuk kthehet më (nuk ka shërbime të dyfishta në të njëjtën pjatë).

Pjatat shërbehen dhe pastrohe nga tryeza nga ana e majtë, një nga një. Kur një pjatë e përdorur hiqet nga tryeza, shërbyesi njëkohësisht vendos një pjatë të re në vend të saj. Duke marrë parasysh që pjatat tërhiqen me të dy duart, tërhiqja e pjatave në darka zyrtare bëhet një nga një.

Burimi: Zotnia.com

Qysh me ditë sa drithëra duhet konsumuar në ditë?

Qysh me largu erën e mykut?