Qysh Me u Mbrojte Nga Kanceri i Gjirit?

Kur një grua preket nga kanceri i gjirit, e gjithë bota duket sikur i bie mbi kokë. Më tepër rrisk kanë gratë e mëdha në moshë, por ama kur kanceri sulmon ai është shumë agresiv, ndaj të gjitha gratë dhe vajzat duhet t’i nënshtrohen kontrolleve në cdo moshë qofshin.

Ja disa këshilla për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje:

1. Një jetë e shëndetshme ju mbron. Kujdes me rritjen e peshës, sepse kilogramët e tepërta sjellin rrezikun për të zhvilluar sëmundjen dhe ulin mundësinë për mbijetesë. Kështu thotë president dhe themeluesi i Qendrës ‘Ralph Lauren për Parandalimin e Kancerit’ në New York.

2. Ushtrohuni cdo ditë për 45 minuta deri në një orë, pesë herë në javë. Ushtrimet e rregullta mund t’ju ndihmojnë që të parandaloni sëmundjen dhe të forconi sistemin tuaj imunitar.

3. Kërkimet kanë treguar se dy pije alkoolike në ditë shtojnë rrezikun për kancer të gjirit me 21 përqind.

4. Një dietë me pak kalori redukton rrezikun për prekjen nga sëmundja, madje mbron trupin nga prekja e kancerit të gjirit. Konsumoni zarzavate sidomos ato të pasura me acid folik.

5. Ekspertët thonë se në të paktën 15 përqind të rasteve të pacienteve me kancer gjirit kanë lidhje me historikun e familjes. Kështu nëse bë familje keni një person të prekur nga kjo sëmundje, jeni të rrezikuar dyfish.

6.Të gjitha gratë duhet të kenë një kontroll mjekësor një herë në vit dhe të kryejnë mamografinë pasi i kanë mbushur të 40-at.

Burimi: /keshilla.net/

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?