Qysh Me u Kujdes Per Kembet(8 Menyra)?

Nuk duhet të qëndroni në një vend për një kohë të gjatë, por duhet të ecni shumë shpesh. Kur jeni të ulur, brenda mundësive duhet t’i mbani këmbët pak më lart se niveli i vendit ku jeni ulur. Në rastet kur shtriheni për të fjetur, këmbët duhet të rrinë në një nivel pak më të lartë se ai i shtratit. Duhet të bëni periudha pushimi gjatë ditës.

Gjimnastika dhe banjoja
Të shtrirë duhet të bëni levizje të lehta të këmbëve duke i shtrirë ato me lart se vendi në të cilin ndodheni, gjithashtu duhet të bëni një banjë prej 15-30 minutash, gjatë së cilës të rrini në ujë me temperaturë nga 36- 37 gradë. Nëse nuk është e mundur një banjë, atëherë është e këshillueshme të mbani këmbët në ujë të ngrohtë në po të njëjtat temperatura.

Klima
Duhet të evitoni temperaturat e larta si dhe vendet me lagështirë. Vendet malore janë me të këshillueshme, por nëse ju zgjidhni detin atëherë janë të këshillueshme banjot e gjata dhe shëtitjet në breg të detit me ujin gjer te gjunjët. Mundohuni te ekspozoni sa më pak këmbët në diell dhe mbajtjen e tyre sa më të shkurtër në rërë. Në shtëpi mundohuni të mbani temperatura mes 19-20 gradeve.

Veshjet

Mundohuni të evitoni këpucët e ngushta, të nxehta dhe elastike. Kini kujdes sidomos nga këpucët shumë të ngushta, shumë të larta apo shumë të ulëta. Mundohuni t’i gjeni sa me të rehatshme.

Sporti

Nuk këshillohen sportet me lëvizje të vështira dhe të lodhshme. Më saktë i thuhet jo: tenisit, skive, shpatës, golfit, futbollit apo dhe sporteve të tjera me top, kërcime dhe vrapimeve të shpejta. Po, vetëm për notin dhe marshimet e lehta në ajër të pastër.

Higjiena

Mundohuni të mbani të pastër lëkurën e pulpave dhe të shputës së këmbës duke i larë ato me sapun dhe duke i trajtuar me kremera sa më ushqyes për këmbët. Nëse është e këshilluar nga mjeku, mund të përdorni dhe çorape elastike.

Ushqimi

Kini kujdes me dietat që përdorni, mundohuni të hani sa më shumë ushqime dhe fibra. Mundohuni të hani sa më shumë ushqime të lehta për t’u tretur pa vështirësi. Mundohuni te evitoni ushqimet pikante, hani sa më shumë fruta dhe perime dhe pini ujë.

Takat

Kujdes sidomos ato femra që rrezikojnë të kenë variçe. Pavarësisht nga të gjithë faktorët, dëmin kryesor e shkaktojnë takat e larta. Megjithëse kanë shumë feminilitet, ato shkaktojnë dhe shume deformime të këmbëve dhe të shtyllës kurrizore. Taka ideale është ajo 3-4 centimetra.

Burimi:/albeu/

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?