Qysh Me Qene Vetvetja?


Gjeje dhe definoje vetveten me fjalët e tua
Në rast se së pari nuk e kuptoni dhe e pranoni vetveten, nuk mund të jeni vetvetja. Merrni kohë të gjeni se cila është esenca e asaj se kush ju jeni. Gjithashtu, meditoni apo mendoni, analizoni mendimet, veprimet dhe

vendimet tuaja. Mundohuni të gjeni gjërat të cilat ju pëlqejnë dhe nuk ju pëlqejnë të bëni. Gjithashtu kuptoni se ju përket vetëm juve të kuptoni se çfarë dhe kush jeni, si dhe çfarë e kush ju pëlqen apo nuk ju pëlqen.

Mos u fiksoni në të kaluarën, dhe mos ia vështirsoni vetës fokusimin në të ardhmen
Njëri nga gabimet më të mëdha është kur merrni vendime të bazuara në atë se si keni qenë dikur në të kaluarën, pra duke u munduar të bëheni një personalitet që ishit më herët, në vend se të rriteni dhe të provoni e mësoni ndonjë vendim apo personalitet të ri. Lejojani vetës të ju falë për gabimet e të kaluarës dhe për veprimet që nuk keni dëshirë të i kishit bërë. Punoni shumë në këtë aspekt. Të gjitha vendimet, pra edhe të gabuarat i keni marrë për një arsye, andaj mos humbni kohë duke u marrë me ato, por atë kohë mund ta harxhoni duke mësuar nga gabimet dhe duke punuar më shumë në përmirsimin tuaj.

Mos u interesoni në atë se si njerëzit ju përceptojnë
Disa njerëzve mund të i pëlqeni, disave jo. Është pothuajse e pamundur të jesh vetvetja kur ti interesohesh për atë se çfarë mendojnë të tjerët, p.sh. “a mendojnë se jam interesant”, “a mendojnë se jam budalla” e të tilla. Nëse dëshironi të jeni vetvetja, duhet të veproni ashtu si ju e ndjeni më mirë, duke mos u interesuar se çfarë të tjerët mund të thonë apo mendojnë për atë se ju bëni. Nëse ndryshoni për një grup të caktuar personash, një grup tjetër mund të mos pëlqejë ndryshimin tuaj, dhe kshtu ju do shkonit në një cikël ndryshimesh. Nëse mundoheni të bëheni universal për të gjithë, përveç që është gabim dhe e pamundur, ju edhe e rrezikoni personalitetin dhe karakterin tuaj.

Bëhuni të sinqertë dhe të hapur
Çfarë keni për të fshehur? Askush nuk është përfekt, dhe të gjithë mësojmë me kalimin e kohës. Nëse ndiheni të turpshëm apo të pasigurtë për ndonjë aspekt të vetës, dhe duhet të i fshehni këto nga vetja juaj, çoftë në aspektin psiqik ose emocional, duhet të vini në një përfundim, ku duhet të mësoheni me ato pjesë dhe ta bindni vetën se duhet të jetë ashtu. Gjithmonë jini i sinqertë me veten tuaj.

Relaksohu
Mos mendoni për gjënë më të keqe që mund të ju ndodh, sidomos në rrastet shoqërore. Mësohuni që të qeshni me veten dhe të mendoni sa më pozitivisht. Edhe kur ju ndodh diçka për të u turpëruar, qeshuni kur të ndodhë si dhe pasi të ndodhë, që të e shëndrroni nga një turp në një situatë qesharake, e që të keni mundësi madje të i tregoni të tjerve. Gjithashtu është një aftësi shumë atraktive që dikush të qesh me veten e të mos e marr veten shumë seriozisht!

Trajtoje veten sikur do ta kishe trajtuar shokun më të mirë
Gjithkush e din vlerën e shokve dhe atyre që i ka afër, epo, kush vlen më shumë se vetja juaj? Jepni vetës të njejtin rrespekt, sjellje dhe mendim sikur keni për personat që i doni apo i rrespektoni. Mendoni se çfarë i pëlqen vetes më shumë, p.sh. nëse do mund të dilnit me veten, cilat do ishin gjërat që do bënit e do ju pëlqenin më shumë? Filloni me këtë ide, dhe do keni sukses.

Mos e krahasoni veten me të tjerët
Nëse keni për qëllim të jeni dikush që nuk jeni apo nuk mund të jeni, kurr nuk do jeni të lumtur. Kjo vjen si pasojë e krahasimit tuaj me të tjerët. Ju mund të shihni se si të tjerët shfaqen në publik, por kurr nuk mund ta dini se çfarë ata mendojnë në botën e tyre private, dhe pse i bëjnë ato veprime. Duke e krahasuar veten me të tjerët, ju i jepni fuqi të madhe imazhit të tyre, duke e ulur shumë poshtë tuajin.

Ndiqni stilin tuaj
Gjëja që shumë persona e bëjnë, është se mundohen të i kopjojnë të tjerët, thjesht sepse atyre i shkon ndonjë gjë. Ndoshta juve ju pëlqen të uleni pa ombrellë në shi dhe të e shijoni shiun, ndoshta ju pëlqenë më shumë një çokolladë e dredhzës se sa e kakaos. Të jesh ndryshe nga të tjerët është gjë shumë atraktive, plus ndikon pozitivisht në personalitet.

Qysh me u kënaq në punë?

Qysh me apliku për punë jashtë shtetit?