Qysh me u bo shitës i mirë?

Megjithëse të qenurit person i shitjes i mirë di të duket e pamundshme, në fakt nuk është. Është punë e vështire dhe kërkon përkushtim dhe sens respekti për ju dhe palën tjetër, pra konsumatorin.

 

Qysh me u bo shitës i mirë?

Për të qenë shitës i mirë, ju duhet të keni disa cilësi që janë të rëndësishme. Një person i marrshëm dhe i mbyllur zakonisht nuk ka sukses në këtë aspekt. Suksesi arrihet nëse keni besim në vete, në produktin apo shërbimin për të cilin edhe jeni të thirrur për shitje, të jeni të hapur me konsumatorin dhe të jeni entuziast. Nëse ngurroni, ju ndryshon qëndrimi, ose frustroheni lehtë, do të paraqiteni shumë falso. Konsistenca është qelësi.

Qysh me u bo shitës i mirë? 1

Kuptoni rëndësinë e aftësive të lidershipit. Kërkoni njerëz të mençur rreth jush në çdo drejtim; poashtu edhe ju duhet të keni mençuri për të qenë shitës i mirë. Aftësia e komunikimit efektiv, dëgjimit, qëndrimit dhe transparenca janë pika kyçe për shitje të suksesshme. Por aftësia themelore që duhet të keni është që të jeni joshës për klientin me ofertat tuaja dhe aftësitë ekstra që mund t’i posedoni.

Qysh me u bo shitës i mirë? 2

Bëhuni lider. Tek njerëzit apo në këtë rast koncumatorët, në mënyrë të natyshme do të ndikoj raporti mes jush në vendim marrjen e tyre. Paramendoni një person i shitjes ju troket në derë dhe provon të ju shes produkt të shtrenjtë, duke mos ju pyetur fare pyetje të rëndësishme, se nëse veç e posedoni atë produkt, apo të provoj të ju kuptoj, apo edhe të mos ju ofroj arsye se përse është mirë ta bleni produktin e tyre. Konsumatorët do ta vërejnë këtë dhe normalisht që do të ju pengoj dhe rrjedhimisht nuk do të ketë shitje në këto raste.

Qysh me u bo shitës i mirë? 3

Bëhu shok i tyre, dhe jo shitës. Njerëzit lehtësohen nëse i trajtoni me mirësjellje dhe jeni të hapur ndaj tyre me qëndrim shoqëror. Transmetoni tek blerësit potencial që ju jeni per t’i ndihmuar, dhe jo të jetë qëllimi që të përfitoni materialisht nga ta. Ky qëndrim do të ju ndihmoj shumë në shitje.

Qysh me u bo shitës i mirë? 4

 

GEW-QM-Banner

  • Faton

    ej am kallxon qish me nreq cs

Qysh me u bë femër e suksesshme?

Qysh me folë pa pare?