Qysh Me u bo Ninxha?

Ninxhat jane ne video lojera. Ninxhat jane kostume te popullarizuara per naten e shtrigave. Ju ndoshta edhe i keni pare Ninxha Breshkat. Pervec portretizimit komercial te tyre, a mundet njeriu te behet ninxha?

  • Dy llojet e Ninxhave: Njohuria e pergjithshme eshte se ninxha eshte vetem nje vrases apo shpiun sekret. Njerezit besojne se qellimi i tyre i vetem eshte te vrasin njerez ose cfaredo qe ju del perbara. Perderisa nje pjese e saj eshte mitologji dhe histori, eshte edhe nje lloj tjeter i ninxhas qe ekziston. Ninxha quhet poashtu edhe ai qe studion per ninjitsu, qe eshte trajnim i arteve marciale.
  • Qfare eshte Ninjitsu? Trajnimi Ninjitsu eshte studim i artit marcial qe ka origjinen nga Japonia. Nje nga qellimet kryesore eshte qe te trashegoj njohurine antike te Ninxhave nga gjenerata ne gjenerate. Konsiderohet si art per te duruar vuajtjet e jetes. Jane tetembedhjete diciplina per te mesuar ninjitsu, te cilat jane:
  1. Seishin-teki kyoyo (pastrim shpirteror)
  2. Naginatajutsu (luftimi)
  3. Kusarigamajutsu (zinxhir dhe draper)
  4. Kayakujutsu (zjarr dhe eksplozive)
  5. Taijutsu (lufte pa arme)
  6. Ninja ken (lufte me shpate)
  7. Bojutsu (lufte me shtage dhe thuper)
  8. Shurikenjutsu (hedhja e thikave)
  9. Sojutsu (lufte me shtize)
  10. Hensojutsu (maskim dhe imitim)
  11. Shinobi-iri (metoda te vjedhjes)
  12. Bajutsu (kalerim)
  13. Sui-ren (trajnim me uje)
  14. Boryaku (strategji militare)
  15. Choho (shpiunazhe)
  16. Intonjutsu (ikje dhe fshehje)
  17. Tenmon (meteorologji)
  18. Chi-mon (gjeografi)
  • Filozofia e Ninxhas: Si nje ninxha i vertete, misioni nuk eshte te vrasesh. Nje kuote nga ‘densho of Togakure-ryu Ninjitsu” thote, ‘Mos vrisni te tjeret, ose ikni ose zhdukuni.’ Poashtu thote, ‘Ninxhat duhet te kene zemren e bute si te nje luleje.’ Megjithate ju nuk duhet qe te keni frike nga vdekja dhe te jeni ne gjendje te vdisni ne mbrotje te atdheut tuaj, mjeshtrit, dhe familjes. Te qenurit ninxha i vertete do te thote qe t’i dini teknikat e arteve marciale por edhe te jeni te harmonizuar mentalisht, fizikisht, dhe te forte ne shpirt.
  • Trajnimi: Nuk ka edhe aq shkolla ninjitsu aq sa ka shkolla tjera te arteve marciale ku ju mund te mesoni aftesite e ninxhave. Ninxhat poashtu trajnohen ne jujitsu dhe xhudo, por se trajnimi i tyre mund te jete poashtu tekuando dhe karate. Nese nuk keni trajnim te arteve marciale apo te ninxhave, ide e mire eshte qe te angazhoheni ne ndonje shkolle te arteve marciale dhe t’i mesoni bazat. Shume shkolla e dijne se si dhe ku mund te trajnoheni me tutje ne ninjitsu. Ju inkurajojme te mos shpenzoni shume para ne video-kaseta per te mesuar ne shtepi. Besoni apo jo, eshte shume e veshtire te beheni ninxha ne shtepi. Eshte gjithmone mire te merrni pjese ne klasa te mesuara nga instruktor te certifikuar.
  • A deshironi vertet te beheni Ninxha? Nese e vetmja arsye qe deshironi te beheni ninxha eshte te vrisni njerez, e keni zgjedhur artin e gabuar. Cdokush mund te behet ninxha, por sic do art marcial, merr kohe me vite, pune te madhe, dicipline, dhe focus. Provoni nje jave ne ndonje klase te arteve marciale. Nese e shihni se mund t’ia dilni mbane, athere merreni seriozisht te beheni ninxha i vertete.

 

 

Qysh me i tha petalet e trëndafilave?

Qysh me përgaditë lule dekoruese për pije?