qyshmetro-join-our-family

Qysh me u bo Milioner?

Nese e enderroni jeten e cila eshte pa kurrfare brenga te parase, kjo teme definitivisht do te mund te ju ndihmoj. Sidoqofte, te beheni milioner eshte shume me e veshtire se sa qe tingellon ne kete tekst. Fundja, shumica e njerezve nuk do te deshironin asgje tjeter vecse te marrin nje mal me para dhe te largohen ne ndonje lokacion skenik te ndonje ishull. Hapat e meposhtem do te ju mesojne se qysh me i rrite gjasat per t’u pasuruar.

Permiresoni Veten

Te beheni milioner, mund te ju ndihmoje nje pune me te ardhura te majme. Ne momentin qe te keni nje pozicion te tille, e gjitha mbetet mbi ju nese deshironi te distancoheni nga shtresa tjeter. Gjithmone rrini ne kerkim te metodave qe mund t’i aplikoni per t’u bere sa me efektiv dhe te vlefshem ne punen tuaj, nga oraret e gjata (madje edhe vikendeve) deri te zhvillimi i ekspertizes ne ndonje lemi te caktuar. Sa me te vlefshem qe beheni, aq me te medha jane shanset qe te promovoheni dhe te fitoni shume e me shume.

Kurseni

Stili i jetes me kursime nuk do te thote te jetosh lire. Thjeshte ka kuptimin qe te mos jetoni me bujari te tepruar dhe jashte mundesive qe keni. Njerezit nuk behen milioner duke harxhuar cdo cent qe e fitojne. Shmangjuni blerjes se veshjeve te dizajnereve, ngasjes te makinave lukzsoze, dhe pushimeve te largeta e te shtrenjta. Ndonese keto lloj veprime do te ju bejne te dukeni te pasur ne sy te tjereve, nuk do t’i ndihmoj aspak llogarise suaj bankare. Poashtu, kurseni ne gjerat qe nuk ju nevojiten. Planifikoni nje buxhet te mjaftueshem dhe permbajuni atij.

Investoni

Investimi mund te jete nje menyre efektive e te te berit milioner. Eshte menyre e mencur, pasi qe kjo mund te ju shpije deri te uljet e taksave si dhe ne mbledhjen e interesit. Investoni here pas here dhe ne menyra te ndryshme — mos e kufizoni veten tuaj per shembull vetem ndaj patundshmerise dhe te prisni per te. Nese vini deri tek paraja, athere mos e shpenzoni menjehere, mirepo ri-investoni.

Sa me pak Huazoni

Kete veprim duhet bere me kujdes te madh. Sa me shume qe huazoni, aq me e veshtire do te jete qe te krijoni pasuri. Qendroni larg kredit kartelave dhe kredive nga bankat. Nese e gjeni veten ne veshtiresi qe t’i paguani detyrimet mujore, athere negocioni nje plan praktik me huadhenesin. Ne momentin qe te perfundoni kthimin e huazimeve, filloni procesit te kursimit.

Forcat

Nese deshironi te beheni milioner, ju duhet te kushtoni shume kohen tuaj ne pune dhe ne fitime. Nese jeni te pakenaqur me karrieren qe keni zgjedhur, atehere edhe nuk do te jeni te motivuar te punoni mire dhe te keni sukses. Zbuloni pikat tuaja me te forta, dhe krijoni karriere duke i shfrytezuar ato. Konsultohuni me njerez me me pervoje ne menyre qe te ju udhezojne.

Mesimi

Paraja eshte nje koncept i pakapshem per shumicen e njerezve. Shume njerez nuk i dijne te brendshmet dhe te jashtmet e ketij koncepti. Te arrini sukses ne financa, mund te jete e dobishme te kuptoni financat ne pergjithesi. Ndiqni kurse te financave dhe investimeve. Lexoni libra te njerezve qe jane bere me forca te veta milioner. Sa me shume qe dini se si funksionon tregu i parase, aq me e lehte do te jete ta fitoni ate.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

  1. buni-g

    e ti djal a qik a je ba milioner

  2. Ismet

    Nese don mu bo milioner ,meri 10.000 euro edhe shko boni lek n`shipni .

  3. Uran

    a u bo naj kush milinjoner

  4. Uran

    :D

  5. au boo deri qeshti najkush milioner ajoo edhe ktheni pergjigjje :p