Qysh me u bo kodues?

Projekti ALMOOC i lançuar përmes platformës inovative EDUonGo i jep mundësinë shqiptarëve të sfidojnë veten në këtë fushë jo dhe aq të exploruar.

Çfarë është kodimi, si të kodojmë, dhe a është kodimi një mision i pamundur?

Këto janë pyetje që shtrohen rëndom thuajse tek çdo individ . Një lloj përgjigjie e gjejmë në një sondazh të bërë për njohuritë e qytetarëve rreth kodimit kryesisht në SHBA, sondazh i cili pasqyroi një nivel të ulët njohurish në këtë fushë. Me shumë të drejtë, organizatoret lançuan iniciativën “an hour of code- një orë kodim” për të inkurajuar qytetarët e gjithë grupmoshave të mësojnë se si të bëhen kodues për të gërmuar më thellë në këtë fenomen të paexploruar. Thuajse të gjithë pjesëmarresit e përzgjedhur, e pranuan që ishin të kapluar nga pasiguria për t’u shndërruar në kodues dhe e shikonin këtë si mision të pamundur por pasi i dedikuan një orë pune kësaj lemie sfiduese dhe pas përfundimit të seancës, të gjithë rezultuan entuziastë dhe me informacion të bollshëm për t’u zhytur më thellë në botën e kodimit.
Kjo iniciative ka arritur të rekrutojë 10 milion të interesuar nga e gjithë Amerika për të marrë pjesë në “an hour of code-një orë kodim”. Kjo është bërë për të inkurajuar të rinjtë të mësojnë se si të bëhen kodues, pasi kurba e kërkesës së tregut parashikon që në vitin 2020 do të ketë rritje galopante duke shkuar në 1 milion vënde të lira pune për programues/kodues vetëm në Amerikë. Faktet tregojnë që sot cdo njeri prej nesh duhet të explorojë më shumë rreth mënyrës se si të bëhemi kodues.

qysh me u bo kodues

Në të vërtetë, të bëhesh kodues nuk është dicka e paarritshme dhe aq më pak një mision i pamundur.

Për të përmbushur këtë mision sfidues, për audiencën shqiptare është kujdesur një ekip i përbashkët inxhinierësh nga SHBA dhe Kosova,të specializuar në software, për ndërtimin e një platforme mësimdhënie moderne EDUonGo përmes së cilës të interesuarit do të mësojnë se si të bëhen kodues. Kjo mundësi e rrallë në llojin e saj, ju jep mundësi nxënësve dhe studentëve shqiptarë të orientojnë ambiciet e tyre drejt një tregu që vazhdimisht ka nevojë për ekspertë kodimi.

Duke u nisur nga parimi i thjeshtësimit, inxhinierët e EDUonGo kanë bërë pikërisht këtë: kanë krijuar paketën online www.unejamkoder.com të pasur me udhëzime, këshilla, shpjegime dhe instruksione FALAS në gjuhën shqipe për krijimin e aplikacioneve nv IOS, Android, krijimin e faqeve në HTML, PHP, JAVA etj. Kjo paketë promovimi për arsimimin cilësor është e hapur për të gjithë të interesuarit nga trojet shqiptare përmes projektit ALMOOC dhe mundëson marrjen e njohurive themelore se si të bëhesh KODUES por njëkohësisht është edhe një mjet stimulimi për shqiptarët që të drejtojnë velat drejt këtij profesioni të shumëkërkuar në botë.

Për ata që janë pasionant të kësaj fushe dhe posedojnë njohuri më të thella, EDUonGo bashkë me Real Visualz LLC me seli në Bellevue WA është kujdesur të ofrojë edhe programin Master për software engineering përmes Washington Education in Kosovo http://wekonline.com për qytetarët Kosovar dhe Washington Education in Albania www.wea.al për të interesuarit nga Shqiperia. Ata që tregojnë rezultate të shkëlqyera në testet pranuese (kryesisht në fushën e kodimit) shpërblehen me bursë që sponsorizohen në kuotën 90% të shumës së përgjithshme nga Real Visualz LLC USA.

  • Leli

    Pershendetje jame shume e intereuar per kete lloj kodimi i qili po te ofrojka burs.Por ne faqen e pare http://www.unejamkoder.com une kame marre mirenjohje por desha te kodohem ne faqen e shqiperise http://www.wea.al/dhe te marre burse por nuk po di me punu ose me konkretisht nuk po mundem me u rregjistru aty me thot vetem shkruaj kodin por une nuk kam kod prandaj mbeta pa u logu dhe pa u kodu per me marre burse prandaj ju lutem te na tregoni me konkretisht si te veprojme,si te rregjistrohemi ,si te kodohemi dhe si te marre burse .Pres pergjigjje sa me te shpejte qe eshte e mundur.

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes “Google Docs”?

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes metodës “Adobe Acrobat”?