Qysh me u bo fizikant?

Sot fizika nga klasa e VI-të deri në të VIII-tën, (së shpejti edhe deri në të XII-tën), e aksesueshme për çdo të interesuar të përvetësojë njohuri si bazike ashtu dhe të avancuara të kësaj lënde.

Kur bëhet fjalë për shkencat egzakte siç eshte Fizika, nxënësit instiktivisht stepen, dhe pushtohen nga frika për t’u përballur me këtë fushë tejet sfiduese.Por sa e vështirë dhe e pamundur është që nxënësit, studentët apo çdokush që ka interesim minimal të përvetësojë këtë lëndë dhe të udhëtojë drejt objektivit për t’u bërë fizikant.

Nisur nga specifika që lëndët shkencore kërkojnë, impenjimin serioz që nga fillesat e studimit dhe sfidën e vështirë për t’u kapërcyer, sot mbizotëron opinioni se Fizika është lëndë shumë e vështirë nga mungesa e shpjegimeve adekuate jashtë bankave të shkollës. Gjithashtu, ky fakt ka sjellë edhe pasojën e shumë nxënësve e studentëve shqiptarë të preferojnë “të qëndrojnë larg” kësaj lënde.

Dita ditës, kjo mëdyshje po zbehet dhe të nxënurit klasik progresivisht po zëvendësohet me mësimin në distancë ndaj dhe shtimi i fizikantëve të rinj sot po sheh dritën në fund të tunelit, kjo falë zhvillimit të teknologjisë respektivisht të aplikimit të metodës inovative e-learning që e mundëson MOOC-u Shqiptar www.almooc.com . Ndjekja e leksioneve të fizikës nga nxënësit e shkollave, nga klasa V -XII është një risi dhe stimul për gjithë shkollarët e trojeve shqiptare dhe një dritare e re, ku të gjithë të interesuarit mund të bëhen fizikantë të zotë duke lexuar, studiuar apo bashkëbiseduar virtualisht me kolegë e pedagogë, nga shtëpia apo ambienti ku jetojnë.

çdo kush që tundohet të sfidojë lëndën e Fizikës, sot me një shtypje butoni mund të eksplorojë botën e Fizikës, dhe e gjitha kjo vjen për shqiptarët pa paguar asnjë qindarkë. Mos hezitoni të bëheni pjesë e kësaj forme të re nxënie si për nxënësit e shkollave ashtu edhe për çdo i interesuar që dëshiron të dijë më shumë apo të bëhet fizikant.

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?

Qysh me kuptu logaritmin matematik?