qyshmetro-join-our-family

Qysh me trajtu lekuren pas Thumbimit nga bleta?

Kur nje blete thumbon, ajo liron toksine ne lekure qe mund te rezultoj me disa simptome.

Efektet anesore te thumbimit nga bleta mund te jene te vogla, por mund te jene edhe te medha dhe kercenuese per jeten. Shkalla ne te cilen duhet reaguar ndaj thumbimit nga bleta varet nga ajo nese jeni alergjik ndaj bleteve ose jo.

Alergjite e renda mund te shkaktojne shpejtim apo ngadalesim te pulsit te zemres, probleme ne frymemarrje, ënjtje te gjuhes dhe fytit, trubullim te stomakut, marramendje, ligeshti, dhe humbje te vetedijes. Zhvillimi i ënjtjeve dhe kruarja nuk jane simptome te pazakonta, por gjithesesi duhet te konsultoheni me mjekun ne rast se simptomat po intensifikohen.

1. Hiqni thumben e bletes nga lekura. Thumba duket si nje pike e zeze apo pjesez e vogel e drurit (therre). Thumben me se lehti mund ta largoni me ane te pincetes. Shmangni shtrydhjen e helmit qe gjendet ne thumb, perndryshe ju mund te lironi me shume helm.

http://bee-stings.net/remove_a_bee_stinger1.jpg

2. Lajeni lekuren ne zonen e thumbuar me uje te ngrohte dhe me sapun. Me pas shperlajeni lekuren me uje te ftohte dhe pastroni lekuren me palome.


3. Neutralizoni helmin nga thumbimi i bletes duke vendosur mbi lekure pambukun e zhytur ne nje perzierje te sodes se bukes me uje (perzierja: 1 luge sode dhe 1 luge uje). Lereni pambukun e zhytur te qendroje mbi lekure per 20 minuta.

4. Vendosni nje qese me akull ne zonen ku jeni thumbuar nga bleta per ta mpire lekuren. Lereni qesen me akull te qendroje mbi lekure per 10 deri 20 minuta. Rivendosni akullin sipas nevojes per te zvogeluar dhimbjet.

5. Lyeni lekuren ne zonen e thumbuar me kreme “hydrocortisone” apo locion “calamine” per te zvogeluar  ënjtjen, kruarjen, dhe skuqjen.

6. Merrni acetaminophen apo ibuprofen per ta lehtesuar dhimbjen.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

  1. jakupovski

    bitch please !
    vetem duroje pak qaty

    • erand isufi

      e me helm qka do bojsh