Qysh Me Shmange Shendoshjen te Femijet?

Fëmijë gjithmonë e më të shëndoshë, të përjashtuar nga jeta në ajër të pastër, të fiksuar vetëm pas teknologjisë, të privuar nga sporti.

Sipas vëzhgimeve të bëra kohët e fundit, një pjesë e mirë e fëmijëve janë me mbipeshë. Çfarë mund të bëhet? Ja disa këshilla kundër shëndoshjes.

Jepni shembullin e mirë

Fëmijët janë shumë të prirë të imitojnë, pra ata bëjnë atë çfarë shikojnë. Nëse ju nuk hani mëngjes, edhe ata nuk do të hanë mëngjes. Të gjitha këto janë zakone të këqija të trashëguara shpesh nga prindërit. Filloni të ndryshoni zakonet tuaja, para se t’i rregulloni mënyrën e të ushqyerit fëmijës tuaj.

Ajri i pastër

Fëmijët e sotëm vuajnë shumë nga mungesa e hapësirës dhe e bashkëmoshatarëve të tyre. Jo rastësisht shumë fëmijë nuk kanë miq dhe pothuajse nuk dalin fare të luajnë jashtë. Ndërsa me televizionin dhe video-lojërat kalojnë tre ose katër orë në ditë.

Ata hanë më shumë sesa shpenzojnë energji. Prindërit duhet ta motivojnë fëmijën për të dalë jashtë, në ajër të pastër sa më shpesh dhe duhet t’i krijojnë atij mundësinë që të luajë me bashkëmoshatarët e tij.

Sport në vend të dietës

Një dietë e ekuilibruar, nuk vlen fare pa u përshtatur me lëvizje, jo vetëm si aktivitet sportiv, por edhe në formën e lojërave të thjeshta, apo të ngjisin shkallët, në vend që të përdorin ashensorin.

Ky vlen si një fillim i mirë, për t’u marrë më vonë me aktivitet sportiv.

Sjella, e rëndësishme

Është thelbësore mënyra se si i jepet ushqimi fëmijës. Një ushqim i rregullt dhe i ndryshueshëm,i ndërthurur me një stil jete aktive, gjë për të cilën familja luan një rol thelbësor, është një nga çelësat e suksesit, për të pasur një fëmijë me formë trupore sa më të mirë.

Prindi duhet të ndryshojë bashkë me fëmijën. Dhe ndryshimi i prindit është mënyra më e mirë për të transmetuar mesazhin.

Burimi: Zeri.Info

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?