Qysh Me Shmang Goditjen e Rrufese?

Paramendoni per nje moment nje dite te ngrohte vere dhe ju gjendeni jasht. Jeni duke u kenaqur mirepo qielli fillon te nxihet. Rete e bllokojne diellin. Nga distanca, ju e shihni rrufene dhe degjoni murmurima. E vereni se ajo po afrohet, dhe frikesoheni se mos po ju ze rrufeja.

rrufeja

Rrufeja eshte force e fuqishme natyrore, por pak njerez e kuptojn sakt se qka eshte ajo. Rrufeja eshte elektricietet qe shkarkohet nga reja. Paramendoni qe ju jeni reja. Elektriciteti statik gjendet ne ju, duke pritur te largohet. Gjeja qe ju e prekni eshte toka. Zap! E ndjeni goditjen, dhe paramendoni rrufen duke kaluar permes gishtit tend dhe bie ne toke. Rrufeja eshte e nejte, por ne shkalle me te madhe. Rrufeja eshte thuajse dembele, pasi qe zgjedh rrugen me te shkurter, duke goditur objektin me te larte.

Shmanguni qendrimit ne zona te hapura, si p.sh. fushat, parkingje te medha, fusha te golfit. Aty do te jeni objekti me i larte, si dhe do t’beheni caku me i lehte per rrufene.

Rrini larg nga metali. Rrufeja eshte elektricitet dhe metali eshte perques i elektricitetit. Poashtu edhe ju jeni. Ju dhe metali se bashku krijoni nje cak te mire per rrufene.

Ndaluni se notuari dhe largohuni nga uji. Uji eshte perques.

Mos qendroni nen objekte te larta, si  p.sh. drunjet apo antenat. Si objekte te larta, ato jane cak i lehte, dhe elektriciteti mund te bie edhe mbi ju.

Mos mbani balona. Balonat qe i mbani lidhur me pej ne dore, ju krijoni nje lartesi.

Mos mbani cadra. Mund te beheni qull nese eshte duke rene shi, mirepo eshte me mire se sa vdekja.

Gjeni nje makine dhe hyni ne te. Makinat jane vend mjaft i sigurt te gjendesh ne to gjate motit me rrufe. Edhe pse eshte metal dhe duket si nje cak i perkryer, nese goditet nga rrufeja elektriciteti do t’kaloje neper goma, te cilat jane jo percues. Nese jeni ne makine dhe goditeni nga rrufeja, vazhdoni te qendroni brenda.

Nese ziheni ne fushe te hapur gjate motit te keq, ulunu ne toke dhe perkuluni me krye nen kembe (mos u shtrini ne toke). Tentoni te beheni sa me i vogel qe mundeni.

 

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?