Qysh me shku në punë me biçikletë?

Nëse ju themi që ekziston një pajisje magjike që do të ju kursente të holla, të ruaj planetin, dhe po, që ju largon dhjamin që po e bartni kohëve të fundit, për çka do të mendonit? Dhe kur themi që kjo pajisje është biçikleta, sigurisht shumicës do t’ju bie interesimi paraprak.

Kur ju them të tjerëve që udhëtoj me biçikletë për në punë shumica thonë “ah shumë mirë” dhë hedhin shikimin sikurse t’i kem ca dërrasa mangu. Por ka edhe të tillë që kanë dëshirë ta bëjnë të njëjtën gjë por kanë shumë pikëpyetje. Ato pikëpyetje shpresojmë t’i shtjellojmë këtu.

Qysh me shku në punë me biçikletë?

“Por është rrezik” 

Nuk do të ju gënjej: udhëtimi i biçikletës di të jetë i rrezikshëm. Ju jeni në një mjet të përbërë nga metali dhe goma, ndërsa makinat tjera, përfshirë edhe ato nga më të rëndat janë si tenka të blinduara në krahasim me ju që jeni në biçikletë. Disa lëndohen derisa udhëtojnë me biçikletë, por shumica e tyre jo. Janë disa mënyra shumë të lehta dhe të mençura që ju t’a minimizoni rrezikun.

E para është të vendosni helmet. Helmeta nuk do të ju mbroj nga gjithçka, por është më mirë se pa të. E dyta është t’i ndiqni rregullat në komunikacion. Derisa udhëtoni me biçikletë, konsideroheni si mjet me rrotë, që do të thotë duhet ta ngisni në rrugë të makinave apo në qoshe të saj dhe jo në trotuar pasi që rrezikoni këmbësorët. Duhet të rrini në anën e djathtë të rrugës, të ndaloni në shenjat e STOP dhe semaforët e kuq, dhe duhet të përdorni sinjalizimet. Duhet të jeni të vëmendshëm se çfarë po ndodh rreth jush: vetëm se dikush po ju shikon nuk do të thotë që do të ndalojnë, andaj të jeni vigjilent. Shkurt, mos ngisni si i çmendur, dhe shansat do t’i keni të mos pësoni.

Është e rëndësishme që të zhvilloni aftësitë për mbijetesë. Këto përfshijnë gjërat si, të ngasni në linjë të drejtë. Lëvizjet nga njëra anë në tjetrën i nervozon shoferët e makinave. Përdorni pasqyret të shikoni prapa jush, qoftë edhe me pasqyre, njejtë si të shikoni në këndin e vdekur kur t’i ndërroni trakat.

“Por është shumë larg”

Gjatë gjithë jetës sime, koncepti “është shumë larg” ka ndryshuar. Kur fillova të udhëtoja me biçikletë, shumë larg ishte 5 kilometra: thjesht ideja që të ngas biçikletën në këtë distancë ishte vështirë e kapshme. Edhe kur të luani futboll, 5 kilometra mund ju duket shumë vështirë e arritshme. Biçikleta është një nga mënyrat më efikase e përdorimit të forcës njerëzore për të udhëtuar. Përdorimi i zingjirëve, shpejtësive dhe kasetave të biçikletës, mundëson që me përdorim të vogël të energjisë të bëni lëvizje më të mëdha. Natyrisht përderisa kalon koha duke udhëtuar me biçikletë, “shumë larg” bëhet edhe më e largët. Tanimë rregullisht udhëtoj 20-40 kilometra, dhe nuk duken aq të gjata. Sa më shumë që udhëton me biçikletë, aq më mirë do të ndiheni, dhe ju shtohet dëshira të udhëtoni më shumë.

Si çdo gjë në jetë, filloni me pak dhe gradualisht shtyjeni veten për më shumë. Është me e lehtë kur të udhëtoni për ndonjë arsye si, “Do të shkoj me biçikletë që të blej ushqim”, “Do të shkoj me biçikletë që të bëj një pagesë në bankë”, “Do të shkoj me biçikletë që të bëj këtë ose atë”. Pra, kur keni arsye, është më e lehtë. Shumicën e rasteve makinën e përdorim për distanca të shkurta, që shumë lehtë mund të bëhen me biçikletë.

Nëse udhëtoni për në punë me biçikletë, sigurisht që do të arrini shumë më shpejt dhe do të jetë shume qejf.

“Por është shumë ftohtë/ngrohtë”

Kjo në fakt është një nga disa arsyet e vlefshmë për disa njerëz. Nëse ju duhet të shkoni në punë dhe të keni të veshur kostum me kravatë, dhe zyrja juaj nuk ofron dush, ndoshta udhëtimi me biçikletë për në punë kur moti është i nxehtë nuk do të jetë ide mjaft e mirë. Ngjajshëm edhe kur është shumë ftohët, nën 0, do të ju duhet të udhëtoni me diçka tjetër. Mirëpo, gjatë vitit ka ditë të mjaftueshme kur koha do të jetë shumë e përshtatshme, sidomos në mëngjes kur të shkoni në punë.

Udhëtimi me biçikletë është kënaqësi. Do të lidheni me atë që ju rrethon sepse nuk kaloni me shpejtësi të madhe. Nëse e ngisni me tempo të kontrolluar, nuk do të djersiteni. Mund edhe të merrni rroba me veti në çantë dhe t’i ndërroni kur të arrini në punë.

“Por nuk ka trakë për biçiklista”

Të keni linjë për biçikleta është shumë mirë pasi që do të ju mundësohej një udhëtim më relaksues dhe pa frikë. Por, edhe po të kishte, besoj që nuk do të mbulonte gjithë rrugën tuaj nga shtëpia deri në punë. Ju keni të drejtë të shfrytëzoni hapësirën që ju takon në rrugë.

Mendoj që në qytete të ngarkuara të gjitha rrugët shpesh janë të bllokuara, ndërsa me biçikletë, jo gjithëherë jeni të detyruar të kaloni në ato rrugë, pasi që ka rrugë të shumta alternative që ju dërgojnë më shpejt te destinacioni.

“Por ku mund t’i lë gjërat”

Ka disa mundësi. Mund të vendosni çanta të posaçme që janë për biçikletë dhe në to të vendosni mjetet tuaja të punës. Por, unë mendoj që më praktike është të mbani në çantë të shpinës. Dhe përderisa jeni duke e kostumizuar biçikletën, preferohet të vendosni edhe mbrojtëse të ujit, që do të ju mbronte nga spërkatja si dhe nga një dritë para dhe prapa.

Të mirat

Udhëtimi me biçikletë do të ju sjell mjaft të mira. Do të jeni më të fortë, do të dukeni më mirë, dhe do të kurseni mjaft. Shpesh fantazoj që sa herë që kaloj përmes kolonave të gjata të makinave, shoferët xhelozojnë.

Poashtu udhëtimi ditor me biçikletë në punë do të ju sjell shumë kënaqësi gjatë udhëtimit. Udhëtimi i mëngjesit ju këndjell dhe ju mundëson të jeni të frymëzuar për punë, në mënyrë që asnjë kafe nuk ju mundëson. Ndërsa gjatë kthimit nga puna në shtëpi do të ju largoj çdo stres që fitoni gjatë punës.

Shpresoj që ky artikull të ju ketë inspiruar sado pak dhe të filloni të udhëtoni me biçikletë, andaj po ju lë me moton time:

Kur moti është i ftohtë, jepni më shumë biçikletës që të ngroheni. Kur moti është i ngrohtë, jepni më shumë biçikletës që të krijoni fllad. Pedalim të lumtur!

Qysh me mbush telefonin përmes bankomatit?