Qysh Me Shkrujt Shkronjën “ë” dhe “ç” me Shpejt dhe Lehtë?

Në pjesën dërrmuese të vendeve në internet ku flitet shqip mund të vërehet që nuk përdoren shkronjat “ë” dhe “ç”. Njëra
nga arsyet e këtij mospërdorimi është edhe vështirësia për t’i shkruar, pasi që, siç dihet, këto dy shkronja nuk ndodhen në
një tastierë të zakonshme të cilat zotërohen nga shqiptarët.

Në muajin prill, Çelik Nimani shkruajti një artikull për tastierën e vërtetë në gjuhën shqipe që përmban shkronajt Ë
dhe Ç. Kjo tastierë mund të jetë mjaft e dobishme. Me këtë pajtohem edhe unë, por kjo tastierë nuk shitet në të gjithë
vendet ku ka shqiptarë, andaj kjo paraqet një vështirësi të radhës. Por, prisni pak sepse kam një lajm të mirë: ekziston një
mundësi shumë e mirë që të shkruani shpejt dhe lehtë shkronjat Ë dhe Ç pa pasur nevojë që të keni një tastierë të veçantë,
por thjesht duke i ndjekur disa hapa, të cilët, nëse nuk i kuptoni dhe aq, mund t’i shihni në zbatim në videon e vendosur më poshtë.

Ndryshimet që bëhen me rastin e ndryshimit të ndërfaqes së tastierës përfshijnë edhe disa susta të tjera, të cilat mund të
na paraqesin ndonjë vështirësi gjatë shkruarjes së ndonjë gjëje, andaj unë i përdor edhe shqipen edhe anglishten.

Unë po tregoj se si bëhen këto ndërrime në Windows 7, por ecuria e ngjashme vlen edhe për Windows Vista dhe Windows XP.

Shkoni në Start dhe Control Panel
Shtypni Region and Language
Shkoni tek tabi Keyboards and Languages
Shtypni Change Keyboards
Shtypni Add
Shkoni tek Albanian, Keyboard dhe përzgjedheni Albanian
Shtypni OK
Tani filloni të shkruani shqip duke e shkruar shkronjën Ë me ;
dhe shkronjën Ç me sustën [.

Më pastaj, mund të bëni ndërrimin e këtyre dy ndërfaqeve të dy gjuhëve në të njëjtën tastierë. Ju mund të zgjedhni se si do t’i bëni ndryshimet e ndërfaqeve duke shkuar në Advanced Key Settings dhe aty mund të zgjedhni se me cilat susta ta bëni ndërrimin.

 

Falenderojme Drio-ne per kontributin ne kete teme.

  • Zannzii

    esht metoda edhe ma e thjesht:… ”ë” shkruhet duke shtyp tastet ALT 0235 ose ALT 137, ”Ë” shkruhet si ALT 0203 ”ç” shkruhet si ALT 135 dhe “Ç” skruhet si ALT 128

  • Zannzii

    esht metoda edhe ma e thjesht:… ”ë” shkruhet duke shtyp tastet ALT 0235 ose ALT 137, ”Ë” shkruhet si ALT 0203 ”ç” shkruhet si ALT 135 dhe “Ç” skruhet si ALT 128

  • shkkelzen

    ë e vogël shtypet Alt 137
    kurse Ë-ja
    e madhe shtypet 0203

  • shkkelzen

    ë e vogël shtypet Alt 137
    kurse Ë-ja
    e madhe shtypet 0203

  • amoniakk

    Une se kom qato Region and Language

  • amoniakk

    Une se kom qato Region and Language

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes “Google Docs”?

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes metodës “Adobe Acrobat”?