Qysh Me Shkarku Sigurt nga Interneti?

Interneti eshte nje vend i rrezikshem, i mbushur me software vendosen me qellim te keq. Ne kete artikull diskutohet sigurija e duhur ne web si dhe teknika te ndryshme ne menyre qe te sigurohet kompjuteri juaj.

Sigurohuni qe jeni ne nje webfaqe me reputacion. Shiqoni vendin ku gjenet URL-ja lart ne dritaren e shfletuesit, dhe sigurohuni qe adresa e shfaqur ka te beje me emrin e faqes qe jeni ne te. Kushtoni vemendje ne fillim te adreses, pjeses ne mes http:// dhe .com/ .org/ .edu/. Nese emri pershtatet atehere mund te jeni te sigurt.

Nese keni shkarkuar ndonje kenge apo fotografi, sigurohuni qe mos te kete prapashtesen .EXE… Mund ta shifni kete kuti te dialogut duke klikuar ne file me tastin e djatht dhe pastaj te shkoni te Properties.

Shfrytezoni ndonje program qe detekton spyware/malware, si p.sh. Windows Defender apo McAfee Site Advisor. Nese ndodh qe jeni duke shkarkuar dicka te pasigurt, programi i tille do te ju ndihmoj te identifikoni dhe mundesisht ta largoni nga kompjuteri juaj.

Mendoni praktikisht. Nese programi ka vecori qe duken te jene shume te mira per te qene te besueshme, shanset jane qe ato uebfaqe nuk jane te sigurta.

Skenoni. Cdo here qe te shkarkoni dicka, skenojeni! Ju merr vetem pak sekonda dhe nese viruset detektohen ata do te shkojne ne karantine dhe/ose te fshihen. Ne kete menyre jeni te lire te shkarkoni gjithcka. 

Lexoni komentet, nese ajo uebfaqe ka komente ne te cilen jeni duke shkarkuar. Ndoshta ca persona mund te kene pasur probleme me virus dhe e cekin ne rubriken e komenteve.

Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email?

Qysh me dëgju radio shqip në telefon?