Qysh me shiku Baku 2015?

RTK dhe Tring Media kanë të drejtat televizive për territorin e Kosovës dhe Shqipërisë. Derisa kjo e

dyta shfrytëzon dy kanale satelitore për të mbuluar ngjarjet më të rëndësishme, transmetimet në RTK janë aq minimale sa që nganjëherë mund të humbisni edhe paraqitjet e garuesve tonë.

Por, alternativa ekziston në YouTube.

Në kanalin zyrtar të Baku 2015 në YouTube – https://www.youtube.com/baku2015 vazhdimisht janë online katër video kanale. Kanalet shfaqin të gjitha finalet dhe ceremonitë e medaljeve, derisa në mbrëmje zakonisht transmetohen ndeshje nga garat ekipore.

Ky kanal ofron edhe një sasi të gjerë të video materialeve nga garat e kaluara duke ju mundësuar të mos humbisni asnjë garë.

Ndërkohë për orarin e garuesve tonë mund të informoheni në sajtin zyrtar duke vizituar linkun e skedulit dhe përzgjedhjen në bazë të vendeve. Për Kosovën linku është:

http://www.baku2015.com/schedules-results/country=kos/index.html