Qysh Me Ruajt Jetegjatesine e Baterise se iPhone?

  1. Ulni shëndritshmërinë dhe kyqeni Auto-Brightness
    Zvogëlimi i ndriqimit në iPhone dhe pse duket diqka shum e vogël ka një efekt shume të madh. Pasi që në shumicën e rasteve, përdoruesit e iPhonëve harrojnë ta kyqin Auto-Brightness, ata humbasin përafërsisht 20% të baterisë cdo ditë.
    Ulja e Ndriqimit dhe kyqja në Auto-Brightness kursen të paktën 20 % të baterisë suaj në ditë.
    Për ta ulur ndriqimin shkoni tek Settings pastaj Brightness.
  2. Dëgjoni muzikë me kufje
    Shikimi i videove dhe dëgjimi i muzikës nga altoparlanti i iPhonit harxhon përafërsisht 35% të baterisë brenda 1 ore, energji kjo mjaft e rëndësishme për tu humbur. Kurse vënja e kufjeve per vesh kursen pothuajse 20% të kesaj energjie, kështu që ja vlen të vihen kufjet që në vend se të hargjoni 35% të baterisë ju do të hargjoni vetëm 15%.
  3. Shikoni sa më pak të jetë e mundur video, dhe luani më pak videolojëra   Të gjith përdoruesit e iPhonit janë të dhënë pas lojërave, pasi që iPhoni është numër një në botë për interaktivitet ndërmjet lojës dhe përdoruesit të iPhonit. Mirëpo kjo gjë ka kosoton e vet.
    Shumica e njerëzve që posedojnë iPhone kalojnë të paktën 45 min në ditë duke luajtur video lojëra të ndryshme, gjë kjo që shpenzon mbi 60% të baterisë.
    Por sigurisht qe secilit na ju u pëlqejnë lojërat.., kështu që cfare të bëjmë?
    Hyni në Cydia shtypni mbi Search dhe kërkoni për Battery Control, një modifikim shum efektiv i cili ndërhyn në ndriqimin e iPhonit gjate luajtjes së lojërave, duke kursyer 10% të energjisë së iPhonit.
    Shikimi i videove është qështje në vete, edhe pse nuk krahasohet me video lojërat prape e ka ndikimin e saj. Të rinjët parapëlqejnë që të ndjekin videoklipet e reja në YouTube, mirepo kjo kushton 45% për një orë.
  4. Mos e lini wirelessin të kyqur
    Shumica nga ne e shfrytëzojmë WiFi sapo të ulemi në ndonjë kafeteri, apo kudo që mund ta gjejmë mirepo edhe shum nga ne harrojmë pastaj atë të kyqur gjë që hargjon një pjese të mirë të baterisë.
    Harrimi i WiFi të kyqur na merr 15 % të baterisë, pasi që ai aktivizohet kur ne kemi një thirrje apo porosi, apo edhe sapo ta shtypim Home Butonin, dhe fillon të kërkoj për ndonjë Wireless të mundshëm.

Dhe në fund vijnë dy këshilla shume të rëndësishme…
Mos e rimbushni iPhonin tuaj para se të jetë nën 20%

  1. Nëse ju e rimbushni iPhonin para se ai ta hargjoj shumicën e energjisë, pra para se të arrij nën 20% atëher ju do te ja dëmtoni rëndë Baterinë.
    Ne bëjmë dy gabime trashanike kur rimbushim iPhonin, e para është kur ne e rimbushim para se ai të arrij nën 20% të baterise, dhe e dyta është se ne e largojmë pa u mbushur plotësisht pra 100%.
    Koha më e mirë për të rimbushur iPhonin është koha kur ju jeni në gjumë, pra nata, pasi që ne pranojm thirrje në raste shum të rralla gjat natës. Gjë kjo që e mundëson një rimbushje efektive pa i dhënë rast vetes tonë që tia dëmtojmë baterinë.

Nëse ju i’u përmbanu këtyre këshillave për një javë rresht, do ta shihni efektin pozitiv në baterinë e iPhonit tuaj.

Burimi: Apple-Shqip.com