Qysh Me u Regjistru ne Klasen e Pare?

Shkollat janë të detyruara të regjistrojnë të gjithë nxënësit që banojnë në zonën e tyre të mbulimit. Prindërit mund të kërkojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre në një institucion arsimor tjetër edhe nëse jetojnë jashtë zones së mbulimit të këtij institucioni. Kërkesa merret në shqyrtim nga komuna dhe bazuar në vendet e lira që ka ky institucion arsimor merret vendimi për kërkesën e bërë.

Për të regjistruar një nxënës në klasë të parë, prindi duhet të paraqesë këto dokumente:

  1. Certifikatën e lindjes së fëmijës
  2. Kartela mjekësore e fëmijës
  3. Dokumente që vërtetojnë identitetin dhe rezidencën e prindit
  4. Formulari I Regjistrimit që do të mbushet në momentin e regjistrimit pranë institucionit arsimor

Shteti nuk ka të vendosur akoma një test për fëmijët që regjistrohen në klasë të parë. Kushtet për regjistrimin a një nxënësi në shkollë private vendosen nga vetë shkollat private.

 

 

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?