Qysh me realizu transfer personal në Bankën Ekonomike?

Për të iniciuar një transfer personal (në mes të llogarive të të njëjtit klient) duhet të përzgjidhni opsionin transfer personal, klikoni opsionin vazhdo për t’u hapur dritarja në vijim, apo mund të klikoni direkt mbi butonin e transfereve personale, prapë hapet dritarja e njëjtë.

Screen Shot 2016-08-08 at 12.59.15 PM

 

Në fushën llogaria duhet të përzgjidhni llogarinë në të cilën dëshironi të transferoni mjete.

Në fushën vlera duhet të shënoni shumën që dëshironi ta transferoni.

Në fushën arsyeja duhet të shënoni arsyen pse po e inicioni transferin.

Screen Shot 2016-08-08 at 1.00.16 PM

Pas plotësimit të fushave të cekura më lartë, për të vazhduar me procesimin e transferit personal, klikoni opsionin vazhdo dhe paraqitet dritarja si në vijim:

Screen Shot 2016-08-08 at 1.01.17 PMEnde keni mundësi të ndryshoni pagesën:

  • Mund ta anulojmë, duke klikuar në butonin X Anulo, por mund të kryejmë edhe veprime si:
  • Mund ta regjistrojmë si transfer të përhershëm duke klikuar në urdhëresë e përhershme,
  • Mund ta përcaktojmë datën e debitimit të llogarisë.

Për të vazhduar procesimin e pagesës, kliko në butonin dërgo pagesën dhe pagesa do të procesohet në përputhje me kushtet e përgjithshme të bankës.

Pasi të klikoni butonin dërgo pagesën, transferi dërgohet për procesim të mëtutjeshëm nga sistemi i bankës dhe transferi merr statusin përkatës si në figurën më poshtë:

Screen Shot 2016-08-08 at 1.05.11 PM

Qysh me realizu transfer personal në Bankën Ekonomike?

Qysh me u qasë në e-Banking të Bankës Ekonomike?