Qysh me realizu transaksione bankare përmes SMS?

Kur ke telefon dhe llogari bankare, atëherë gjërat thjeshtohen për të menaxhuar llogarinë bankare, dhe kjo mundësohet nga SMS Banking.

Shërbimet e SMS Banking operojnë në mënyrë të dyanshme. Njëra është duke dërguar ju SMS tek banka për të kryer transaksione të kufizuara ndërsa tjetra është kur banka ju dërgon SMS ju për të ju informuar për bilancin dhe transaksionet që tejkalojnë shumat e para caktuara.

Print

SMS Banking ju mundëson të kryeni transaksione bankare të kufizuara përmes celularit tuaj, si:

  • të shihni bilancin e të gjitha llogarive tuaja dhe tri transaksionet e fundit dhe
  • të pranoni informata/mesazhe lidhur me llogaritë tuaja paraprakisht të cekura në aplikacion (automatike – të quajtura alarme),

Përmes ALARM-it – ju mund të pranoni informacione për ndryshimet në llogarinë tuaj:

  • Bilanci i të gjitha llogarive  është më i lartë/më i ulët sesa një shumë specifike,
  • Hyrjet/daljet e fondeve në të gjtiha llogaritë janë më të larta sesa shuma specifike,
  • Informacione mbi bilancin e të gjitha llogarive për një kohë të caktuar.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Sa para mund t’i tërhiqni në bankomat [Video]

Qysh me i deponu paratë në afat rekord për 1 minutë? [Video]