Qysh me realizu pagesa me SMS?

MS Top Up ju mundëson mbushjen e telefonit tuaj celular, internetin dhe televizionin digjital si dhe pakot DuoTV dhe DuoFIX në mënyrë elektronike nga kudo që jeni. Ky shërbim është në dispozicion 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë dhe është i përshtatshëm për të gjithë ju që përdorni produktet e Operatorëve të Telefonive Mobile.

Mënyra e mbushjes së telefonit:

  • Dërgoni një SMS falas në numrin 50222 nga të gjithë operatorët, shkruani numrin e telefonit IPKO ose Z-Mobile që dëshironi ta mbushni, hapësirë shumën më të cilën dëshironi të mbushni telefonin  p.sh (049xxxxxx 5 ose 045xxxxxx 5)

Mënyra e mbushjes së televizionit:

  • Dërgoni një SMS falas në numrin 50222 nga të gjithë operatorët,shkruani emrin e kontratës të cilën e posedoni në IPKO apo numrin e kartelës (hapësirë) TV,DUOTV apo DUOFIX   p.sh( xxxxxxxxx TV)  (xxxxxxxxx DUOTV)  (xxxxxxxxx DUOFIX)

Mënyra e mbushjes së internetit:

  • Dërgoni një SMS falas në numrin 50222 nga të gjithë operatorët, shkruani emrin e kontratës të cilën e posedoni në IPKO (hapësirë) internet p.sh (xxxxxxxxx internet)

Vërejtje: Ju mund ta realizoni këtë shërbimin edhe nëse nuk keni mjete në telefon, mjafton që shuma e kërkuar të jetë në llogarinë e specifikuar në kontratë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi në Raiffeisen Direct në numrin 038 222 222.

Qysh me Rimbush telefonin mobil përmes SMS