qyshmetro-join-our-family

Qysh Me Raportu Korrupsionin?

Platforma online www.kallxo.com ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Korrupsioni mund të raportohet për të gjitha fushat, duke përfshirë administratën qendrore e lokale, në arsim, shëndetësi, gjykata, ekonomi etj.

Rastet e raportuara do të prezantohen në hartën e Kosovës, si dhe do t’iu përcillen institucioneve relevante. Ekipi i www.kallxo.com, në bashkëpunim me gazetarët e Jeta në Kosovë dhe Drejtësia në Kosovë do të sigurohen që ta përcjellin punën e këtyre institucioneve relevante në zbardhjen e rasteve të raportuara.

Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre.

Raportimi në www.kallxo.com mund të bëhet në këto mënyra:

  1. SMS - dërgoni porosi me SMS në numrin XXXXX. Teksti i porosisë duhet të jetë sa më i qartë dhe ta përshkruajë rastin e raportuar me sa më shumë detaje.
  2. Përmes internetit në adresën www.kallxo.com, në pjesën ku shkruan RAPORTO.

a. Titulli i raportit - shënoni titullin e rastit që dëshironi të paraqitni. Sa më shkurt dhe sa më qartë.

b. Përshkrimi – përshkruani rastin me sa më shumë detaje që të jetë e mundur

c. Rasti ka ndodhur më – datën dhe kohën kur ka ndodhur rasti. Përcaktimi i datës do të ndihmojë ekipin e www.kallxo.com që të identifikojë më lehtë dhe më shpejt rastet e paraqitura.

d. Rasti ka ndodhur në – zgjedh nga lista, komunën ku ka ndodhur rasti. Përcaktimi i vendit do të ndihmojë ekipin e www.kallxo.com që të identifikojë më lehtë dhe më shpejt rastet e paraqitura.

e. Institucioni i përfshirë – zgjedh nga lista, institucionin ku ka ndodhur rasti. Përcaktimi i institucionit do të ndihmojë ekipin e www.kallxo.com që të identifikojë më lehtë dhe më shpejt rastet e paraqitura.

f. Rasti ka të bëjë me – zgjedh nga lista llojin e rastit të cilin e raportoni. Nëse nuk jeni të sigurt për llojin e rastit të cilin po e raportoni, përdoreni fushën tjetër. Nëse e vendosni kursorin e mausit mbi llojet e prezantuara: konflikt interesi, korrupsion dhe mashtrim, do t’ju paraqitet definicioni i këtyre veprave. Përcaktimi i llojit të rastit do të ndihmojë ekipin e www.kallxo.com që të identifikojë më lehtë dhe më shpejt rastet e paraqitura.

g. Klikoni në fushën RAPORTO

Informacioni Opcional – kjo pjesë e platformës ofron mundësinë që raportuesit e rasteve të ofrojnë informacione shtesë, të cilat do të ndihmojnë ekipin ewww.kallzo.com që të identifikojë rastet në mënyrë sa më efikase.

Emri, telefoni dhe e-maili i personit i cili e dërgon raportin, edhe nëse shënohet në këtë pjesë të platformë, do të mbesin konfidenciale dhe nuk do të publikohen.

Në këtë pjesë, ofrohet mundësia që qytetarët të dërgojnë edhe foto, xhirime dhe dokumente, duke i bashkangjitur tek pjesa ngarko dokumentin.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>