Çaj Rusi

Çaji, ose chay, eshte pije standard ne Turqi. I sherbyer ne mengjes, gjate dites dhe ne cajtore, madje edhe shitur ne rruge nga vendasit, kjo pije e nxehte eshte shume me e perhapur se kafeja e famshme turke. Madje kjo pije eshte tejet e perhapur edhe ne Kosove, i njohur me emrin caj rusi. Nese deshironi te dini se si ta pergadisni kete pije te shijshme dhe qe shkakton varesi, lexo tutje!

Turkish Tea in Kadikšy, Istanbul

Gatimi:

1. Puna e pare eshte qe ju duhet te mbushni cajnikun (gjygymin) e madh me uje dhe ta nxeni. Mos e vendosni kapakun e cajnikut mbi te.

2. Shtoni gjethet e cajit ne cajnikun e vogel dhe vejeni cajnikun e vogel mbi ate te madhin. Ju nevojitet nje luge e cajit me gjethe te cajit per person. Mos shtoni uje ne cajnikun e vogel!

3. Pasi te kete vluar uji ne cajnikun e madh (mund ta degjoni/shifni ujin ne te duke vluar), fikeni shporetin dhe largojeni cajnikun e vogel nga ai i madhi. Tani ju mund te shtoni ujin e vluar nga cajniku i madh ne te voglin. Shtoni rreth 1 filxhan te ujit te vluar per cdo luge te cajit qe keni vene per person.

4. Mbylleni cajnikun e vogel me kapak ne menyre qe caji te “piqet” ne uje per rreth 15 minuta. Caji eshte i gatshem atehere kur te gjitha gjethet e cajit zhyten ne fund te cajnikut te vogel.

5. Tani mund ta sherbeni cajin. Eshte tradite ne Kosove te sherbehet ne gota te vogla te xhamit me 2 kokrra te sheqerit. Mbusheni 1/3 e gotes me caj nga cajniku i vogel, dhe 2/3 me ujin e vluar nga cajniku i madh. (Caji duhet te duket me ngjyre te kafet te qelur).

6. “Ju befte mire!”

 

Qysh me përgaditë smoothie të gjelbër?

Qysh me përgaditë smoothie me proteina?