Qysh Me Qene i Lumtur ne Pune?

A e urreni te shkoni ne pune heret ne mengjes? A deshironi te jene fundjavat me te gjata? A jeni jo te lumtur ne punen aktuale? Ndoshta keni nevoje te dini qysh me qene te lumtur ne pune. Ndiqni keta hapa qe te beni te kenaqshem zgjimin heret ne mengjes per pune.

Zgjohuni te pakten nje ore me heret para se te shkoni ne pune. Shijoni pak kohen me vetveten para se te filloj ngutija.

Planifikoni diten me kohe. Kontrolloni kalendarin, orarin, dhe listen e gjerave qe duhet te beni dhe shihni nese keni ndonje obligim, ne menyre qe mos t’kete supriza te hidhura kur t’shkoni ne pune. Pregaditeni veten.

Degjoni muzike qe ju argeton rruges per ne pune. Kjo do te shtoje kreativitetin tuaj dhe koncentrimin.

Vishuni per sukses. Nese largoheni nga shtepija me dukje te mire, dhe te gatshem per pune; do t’jeni ne rruge te mire per te pasur nje dite te kenaqshme.

Sigurohuni qe te arrini ne pune te pakten dhjete minuta me heret. Nje fillim i ngutshem dhe I keq do te minimizoj shanset per te pasur nje dite te mire dhe te ndiheni te lumtur ne pune.

Pershendetni koleget. Pershendetuni me te gjithe, nga pastruesja deri tek shefi, kur t’i takoni ne fillim te dites.

Buzeqeshni kur te pershendetni – 98% e buzeqeshjeve do t’ju kthehet.

Shmangjuni personave negative. Personat qe ankohen per probleme personale apo te punes, do t’ju rendojne dhe do te prishin atmosferen e vendit te punes.

Mbajeni ambientin e punes paster dhe me rregull.

Organizoni aktivitetet tuaja ne kategori te qarta dhe me afate. Si pershembull “Per te bere: SOT”; “Per te bere: JAVEN TJETER”, dhe keshtu me rradhe. Duke i ndare punet ne shtylla menaxhuese, do te ndieni me pak stress dhe rrjedhimisht do t’jeni me te lumtur ne pune.

Mbani ne mend qe cdo pune qe perfundohet dhe nuk vonohet do te thote ne vete ‘mision i suksesshem’, dhe me vete sjell nje ndjenje lumturie dhe krenarie ne pune.

Mos i shkelni rregulloret e punes. Mos “vjedhni” kohen e kompanise apo asetet sado qe duken te parendesishme – marrja e lapsit te punes ne shtepi quhet vjedhje. Faji apo frika se mos po ju kapin e parandalon lumturine ne pune.

Krenohuni me produktin final. Kjo i referohet puneve te medha apo te vogla, nga faksi deri tek raporti. Dokumentet e paraqitura profesionalisht sjellin lavdata nga koleget apo edhe menaxhmenti.

Trajtoni klientet me respekt. Ndihmojuni aq sa mundeni. Mund ta vereni qe ata do te shprehin mirenjohje ne forma te ndryshme. Te gjithe duam te ndihemi te vlefshem dhe te gjithe ndihemi te lumtur kur te tjeret na falenderojne thjeshte nese e kryejme punen tone.

Jepni maksimumin ne cdo dite pune. Edhe nese synoni per ndonje pozite tjeter ne ndonje pune tjeter, mbani ne mend qe shefit tuaj do t’i duhet te shkruaj referenca per ju. Nese jeni i lumtur, perkushtuar, shanset jane qe referencat per ty do t’jene positive.

  • Petrit

    Kjo osht e tmerrshme, cfare artikuj po qitni osht tmerr thjesht, ky osht ofendim i inteligjences.

Qysh me ndrru PIN-in e kartelës në bankomat për 50 sekonda?

Për çfarë shërben KËNDI INFORMUES në Zonën 24/7?