Qysh Me Qendru te Qete Gjate nje Plaçkitje apo Vjedhjeje?

Është diçka për të cilën ju as ndoshta nuk keni dëshirë të mendoni, por gjithashtu është diçka me të cilën mund të ju ndodh të përballeni shumë lehtë, përderisa jeni në ndonjë bankë, dyqan etj. Përderisa stafi zakonisht është i trajnuar si të reagoj në situata të tilla, ju si konsumator nuk është se keni mjaft informata, andaj do mundohemi që nëpërmjet artikullit të ju japim informacione të cilat do ju ndihmonin të shpëtoni sa më të padëmtuar që të jetë e mundur.

Kujdes se çka ndodh rreth jush. Kurdo që jeni në ndonjë vend që mund të ju bëj të gjindeni në të tilla situata, si banka apo dyçanet e vogla, qëndroni të kujdesshëm. Nëse shihni ndonjë aktivitet të dyshimtë, mos iu afroni, por largohuni sa më shumë dhe raportoni sa më parë që të jetë e mundur.

Bashkëpuno. Para çdo gjë tjetër, jepni shenjë plaçkitësit se jeni në gjendje të bashkëpunoni me të. Nuk është momenti i heroizmit dhe mosbindjes. Bashkpunimi ju ndihmon që të qëndroni të qetë, dhe ju shton gjasat që të shpëtoni të padëmtuar nga plaçkitësi duke mos bërë asgjë që do e nervozonte apo të tilla.

Përqëndrohuni në atë se duhet të qëndroni të qetë. Në rrast se e vëreni që ka filluar të ju kap paniku, është e rëndësishme të filloni të qetsoni veten dhe mendimet tuaja për atë se çka do të ndodhë. Shenjat e panikut janë frymëmarrja e shpejtë, marramendja, djersitja etj. Këto simptoma rrezikojnë qëndrimin tuaj, dhe me këtë trupi e mbizotëron mendjen, andaj provoni që të merrni frymë më ngadalë, relaksoni të gjithë muskujt tuaj etj.

Dëgjo sa më mirë që të mundesh. Të dëgjosh me vëmendje të ndihmon në marrjen e detajeve. Poashtu mundohuni të shiqoni gjestet e tij nëse kjo nuk ju rrezikon, në mënyrë që të ja lexoni gjuhën e trupit. Këto dy gjëra mund të ju ndihmojnë të dini se cili do jetë veprimi i rradhës i plaçkitësit.

Prisni sharje, goditje dhe veprime të tjera të nervozës.


Fokusohu
në personat tjerë që kanë telashin e njejtë si ju. Përderisa qëndroni duke u munduar të i ndihmoni të tjerët në njëfarë mënyre e largoni stresin nga ju.

Kaloni kohë duke shikuar mënyra për të dalur nga situata. Vlersoni nëse është e sigurt të ikni apo jo. Poashtu vlersoni nëse është mirë të flisni me plaçkitësin apo jo. Të punoni në strategji të ndryshme do ju ndihmojë të mbani veten të qetësuar.

Qëndorni të qetë dhe kërkëoni ndihmë pas plaçkitjes. Të mundoheni të qëndroni të qetë dhe të i “refuzioni emocionet” gjatë vjedhjes mund të ndikojë që të jeni të dyshimtë dhe konfuzë pas saj, andaj qëndroni sa më të qetë dhe kërkoni ndihmë e lajmëroni plaçkitjen.

Qysh me largu depresionin gjatë dimrit?

Qysh me u liru nga stresi?