Qysh Me "Pushtu" Nje Mashkull?

Duke shfrytëzuar kombinimin e përsosur të vetëbesimit, shkathtësitë në dashuri dhe në humor, ato për asnjë çast nuk lejojnë që partneri i tyre të mendojë për ndonjë tjetër. Dhe e dinë mirë se si të veprojnë në secilën fazë të lidhjes. Sfida më e madhe e të gjitha kohëve: pasi që, më në fund e keni bërë për vete, është se: si ta mbani vetëm për vete?

Lidhja juaj do të jetë e qëndrueshme, madje edhe pa telashe, në qoftë se nga partneri nuk prisni shumë, por dhe nuk kërkoni shumë. Bëjani me dije se keni jetën tuaj, punën tuaj, miqtë tuaj, se nuk dëshironi të vareni nga ai. Disa femra kur, më në fund, e gjejnë të dashurin për të cilin ëndërrojnë, bëjnë çdo gjë që ai të bëhet i varuri i saj. Duke shfrytëzuar kombinimin e përsosur të vetëbesimit, shkathtësitë në dashuri dhe në humor, ato për asnjë çast nuk lejojnë që partneri i tyre të mendojë për ndonjë tjetër. Dhe e dinë mirë se si të veprojnë në secilën fazë të lidhjes.

  • Paralizojeni me shikim

Është me rëndësi se çfarë qëndrimi mban dhe sa është seksi. Pra, si ta bësh mashkullin që sa çel e mbyll sytë të mbetet gojëhapur dhe me shikimin të drejtuar nga ti, edhe pse nuk ke bel të hollë dhe minifund. Patjetër duhet ta pushtoni me qëndrimin tuaj pa asnjë fjalë të vetme. Mënyra se si ecni, më së shumti zbulon se kush jeni dhe çfarë përshtypjeje dëshironi të lini te mashkulli.

  • Bëni çdo gjë që bën edhe ai

Natyrisht, ka qenë joshje çasti kur keni bërë flirt, madje edhe kur keni dalë me të mbrëmjen e parë. Mirëpo, çfarë duhet bërë pastaj? Dita tjetër po afrohet, ndërsa ju mendoni se dëshira e ndërsjellë për të qenë bashkë edhe më është e papërmbajtshme. Bëni lëvizje sikur të jeni para pasqyrës. Kur ai përkulet nga ju, përkuluni edhe ju. Në qoftë se i kopjoni me besnikëri lëvizjet e tij, shumë shpejt do të filloni të merrni frymë me të njëjtin ritëm dhe me siguri do të gjendeni në të njëjtin shtrat.

  • Bëhuni e durueshme dhe herë-herë lavdërojeni

Disa takime në fillim kanë qenë të paharrueshme. Tani është koha që të hapni një faqe të re dhe shumë delikate të lidhjes suaj. Në qoftë se në fillim të lidhjes suaj nuk e keqtrajtoni atë dhe nuk e ngutni me kërkesa të llojllojshme, është shumë e sigurt që ai do t’iu thërrasë i pari.

  • Lidheni për vete edhe pas seksit

Më në fund kontakti seksual ka ndodhur. Për fat të keq, shpeshherë seksi është një moment kthese, pas të cilit shumë çifte të reja përgjithmonë ndahen. Mirëpo, ekzistojnë disa veprime që duhet bërë pas aktit seksual, të cilat partnerit tuaj do t’i tregojnë se ka bërë gjënë më të mirë me personin e vërtetë. Menjëherë pas seksit mos kërkoni që t’iu thotë se ju dashuron. Ia bën me dije se seksin nuk e shikon si një garanci për lidhje të qëndrueshme, pa marrë parasysh se a mendon ashtu apo jo. Është koha që ai të fillojë të ndjehet i sigurt dhe mirë me ju.

  • Qëndroni afër në çdo moment

Kështu rëndom ndodh midis muajit të tretë dhe të gjashtë të lidhjes. Marrëdhëniet të cilat janë zhvilluar deri një përsosmëri të plotë kanë arritur në një pikë kthese. Meshkujt nuk dinë se si të ballafaqohen me lidhjen, e cila bëhet gjithnjë e më “serioze” dhe me mundësinë që, duke pasur parasysh se i keni zbuluar disa dobësi të tij, bëhet i lëndueshëm.

Burimi: http://www.ikub.al/FEMRA_CATEGORY/1101310032/Article-Si-ta-besh-per-vete-me-disa-taktika-te-thjeshta.aspx

 

Qysh Me dite Kuptimin e Luleve per Shen Valentin?

Qysh Me Festu shen Valentinin pa Shpenzuar Shume?