Qysh Me Promovu Blogun Tuaj Pa bere Gabime?

Cilat janë gabimet që mund të bëjmë gjatë promovimit të blogut?

Komentet jo-konkstruktive në blogjet tjera Një mënyrë që të promovoni blogun tuaj është të komentosh në blogje tjera më të mëdha. Por, ama mos komentoni p.sh. në këtë formë: Më pëlqen shumë. Aq më pak mos komentoni nëse me të vërtetë nuk ju pëlqen(vetëm sa për të marrur vizita).

Kur të komentoni duhet të: Jeni i sinqertë, komentoni në lidhje me temën, jepni koment me vlerë dhe konstruktiv.

Të kërkoni shkëmbim linqesh me blogjet tjera Shumica e atyre që hapin blogje të reja, zakonisht kërkojnë te blogjet tjera më të mëdha që të shkëmbejnë linqe me faqen e tyre. Në fakt kjo është mënyrë e mirë për të marrë Backlink dhe PageRank.

Por, ç’është e vërteta, Blogroll(shkëmbimi i linqeve) i shërben më shumë vizitorëve për të gjetur faqet tjera që kanë përmbajtje të ngjajshme me faqen tuaj, dhe që mbi të gjitha kanë cilësi në përmbajtjen e tyre. Shkëmbimi “jo i sinqertë” i linqeve, humb qëllimin e blogroll-it.

Të kërkoni autorëve të tjerë që të linkojnë në postet tuaja Kjo lidhet shumë me këshillën e dytë. Dërgimi i shumë e-mailave ku ju kërkoni sa më shumë linqe për postet tuaja në blogjet tjera(shkurt spammi) nuk ju sjell as miq, as linqe, as promovim të mirë. Shkurt, humbni shumë.

Përdorimi i Twitter vetëm e vetëm për ju dhe blogun tuaj Kë ndjek ti në Twitter? Ata që dinë dhe mendojnë mirë, ndjekin vetëm njerëzit prej të cilëve kanë përfitime, mund të mësojnë diç, të kenë çfarë të marrin prej tyre etj. Për këtë u projektua Twitter. Kjo e bën Twitter efektiv. Megjithatë ka njerëz
që po përdorin Twitter-in duke promovuar vetëm vetën e tyre dhe blogun e vet. Ia humbasin vlerën e Twitter-it. Nejse, s’kemi pse të i vemë faj, fundja është falas. Por, le të mbetet si këshillë keqpërdorimi i Twitter mund të sjellë shumë humbje për faqen tuaj.

Përdorimi i forumeve vetëm për promovim Forumet zakonisht përdoren si arenë diskutimi/debati për gjëra të ndryshme. Të regjistrohesh në një forum vetëm për të promovuar faqen, mund të ju sjell në fillim sukses, por jo që zgjat shumë(ndoshta edhe jo-kualitativ). Inkuadrohuni në forume duke treguar vetën tuaj, duke marrë pjesë si të gjithë në forume, dhe kështu rritet popullariteti i juaj në një forum, njëkohësisht edhe ai i faqes suaj.

Shpërndarja e të gjitha posteve nëpër social-mediat e ndryshme Jeni një spammer i Social Mediave? Keni me qindra buttona të social mediave nëpër postet tuaja? Dërgoni çdo post nëpër social media?

Jeni totalisht gabim. Shkruani artikuj me përmbajtje me cilësi/kualitet dhe ju do të njiheni me kohë. Nëse nuk ndaleni së shpërndarë artikujt tuaj ju do të njiheni si spammer dhe kështu përshëndeteni trafikun.

Të shkruarit për makinat e kërkimit Makinat e kërkimit janë bazë e mirë për të sjellur trafik në faqen tuaj.
Nëse shkruani për makinat e kërkimit dhe jo për lexuesit tuaj, ju do merrni renditje të mirë dhe trafik nga makinat e kërkimit. Ju do të keni shumë vizita, por s’do të keni kurr një blog të suksesshëm. Kur e shohin vizitorët se nuk keni blog kualitativ, do jetë hera e parë dhe e fundit që ju ka vizituar.

Të kopjosh idenë dhe stilin e ndokujt tjetër Mënyra më e mirë për të qenë kreativ, nuk është të jesh kreativ në gjithçka. Keni parë një faqe tjetër të suksesshme, dhe ju po kopjoni stilin dhe idenë e asaj faqe(mendoni se edhe ju do keni suksesin e njejtë). Jeni totalisht gabim. Baza e suksesit
është origjinaliteti. Nëse ju nuk kopjoni nga konkurrentët tuaj, suksesi është i garantuar.

Përdorimi i “auto-submiterë-ve” në makinat e kërkimit Të indeksohesh në 100000000 makina kërkimi?
Në fakt nuk është mënyrë e keqe, përveq që ju humbisni kohë dhe para. Mjafton indeksimi në google, është i lehtë dhe falas.

//Falenderojme Dardan Hasku per kontributin ne qysh.me

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me fitu para online nga shorte.st?