Qysh Me Planifiku Femijet kohen?

Fëmijët janë të zënë me shumë aktivitete të ndryshme duke filluar që nga detyrat e shtëpisë, lojërat etj. Por edhe prindërit kanë një program të ngjeshur. Prindërit duhet të bashkëpunojnë me fëmijët për të arritur më të mirën dhe për të përdorur kohën në mënyrën e duhur. Si mund ta mësoni fëmijën me planifikimin e kohës? Ja rrugët:

-Bëhuni model, shembull: Zakonisht prindërit e çrregullt dhe kaotikë kanë fëmijë të çrregullt.

-Krijoni disa rutina familjare: Përcaktoni një mbledhje familjare për të diskutuar mendimet dhe aktivitetet tuaja. Tregohuni të kujdesshëm në ngarkim me një detyrë të caktuar çdo pjesëtar të familjes. Përcaktoni shpërblimet për pjesëtarët që realizojnë detyrat e tyre. Dhe në të njëjtën kohë dënimin apo vështirësitë me të cilat do të përballen nëse nuk i plotësojnë ata.

-Përgatisni një kartë për të gjithë anëtarët e familjes: Për fëmijët e vegjël mjaftojnë kartat ngjitëse. Mund t’i nxisni në realizmin e detyrave të ngarkuara. Ndërsa te fëmijët që nuk dinë të lexojnë mjaftojnë fotografitë shumëngjyrëshe.

– Jepni fëmijës mjetet e nevojshme për të plotësuar detyrën: Orë me zile, një orë dore apo kalendari janë të përshtatshëm për fëmijët më të mëdhenj. Ndërsa për të vegjlit e familjes mund të përdoren karta apo vizatime të bëra nga familja.

– Tregohuni të vendosur: Nëse fëmija juaj nuk arrin të planifikojë siç duhet kohën, të paktën do të përpiqet të bëjë diçka të tillë. Nëse flisni hapur me të, bëhuni modeli i preferuar dhe siguroni mjetet e nevojshme që fëmija ta ketë më të lehtë të planifikojë kohën.

Burimi: Zeri.info

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?