Raki

Skica e pjekjes se rakise
(Klikoni mbi foto qe ta shihni skicen e plote)

Në këtë artikull do ju spjegojmë se si të pjekni raki në shtëpinë tuaj.

Siç po shihni në skicë, për të pjekur rakinë ju duhen 2 kazana. Në njërin do kemi ujin e ftohtë dhe në mes të tij një gyp ku del rakia, kurse në tjetrin vendoset rrushi i shtrydhur. Këto dy gypa lidhen me lullë(gyp), që e bartë avullin nga kazani i rrushit deri tek ai i ujit.

Rrushi ka 2 metoda të shtrydhjes. Metoda ku rrushi shkelet si dhe metodat më moderne, ku me anë të makinerive të ndryshme bëhet shtrydhja e tij. Pas shtrydhjes rrushi lihet për 2-3 javë apo një muaj që të vijë masa e tij. Por, ekzistojnë edhe preparate të ndryshme që e mundësojnë shpejtimin e kryerjes së këtij procesi.

Pas kësaj, rrushi vendoset në kazanin për rrush, i cili ngrohet nga një lloj shporeti. Pas kësaj avulli fillon të dalë nga rrushi, kalon nëpër lullë, shkon në kazanin me ujë, kalon nëpër gypin e tij, dhe fillon të dalë rakia.

Pasi ta përfundoni procesin, nëse e nisni një të ri, duhet të pastroni të gjitha paisjet.

/Falenderojmë Adrian Sharkun për kontributin në këtë temë.

Qysh me përgaditë smoothie të gjelbër?

Qysh me përgaditë smoothie me proteina?