Qysh me përshtatë hijen me sytë e tu?

Ngjyra e syve përcakton se cilën hije duhet ta përdorni, në mënyrë që sytë tuaj të theksohen më mirë

  • Sytë e kaltër

Për çdo ditë: hija e hirtë e errët, e hirtë, ngjyrë vjollce, e kaltër e errët, e zezë (e cila duhet të përzihet me ngjyrën e kaltër të çeltë, për efektin “smoky eyes”).

Për pamjen solemne: hija e argjendtë, tirkiz, e kuqërremtë e mbylltë.

  • Sytë e gjelbër dhe ngjyrë gështenjë

Për çdo ditë: hija braun, ngjyrë kajsie, e purpurt, ngjyrë kumbulle, apo e gjelbër e ndezur.

Për pamjen solemne: hija ngjyrë ari, e gjelbër si limoni, e gjelbër e çeltë, e purpurt.

  • Sytë ngjyrë kafe

Për çdo ditë: hija e bronztë, ngjyrë bakri, ngjyrë braun, bezhë, e gjelbër në të kaftë.

Për pamjen solemne: hija ngjyrë mandarine, e kaltra mbretërore, e gjelbra e limonit.

  1. Të gjitha ngjyrat e syve

Për çdo ditë: hija ngjyrë të kaltër marinarësh, apo me ngjyrë qymyri për bazë apo përkufizim, e kaltra e çeltë për theksimin e syve.

Për pamjen solemne: hija ngjyrë argjendi të çeltë, e cila e bën shikimin e syve të jetë më i mprehtë.

Burimi: http://www.ikub.al/GJENIU_CATEGORY/1105040039/Article-Si-te-gjejme-ngjyren-e-pershtshme-per-syte-.aspx

Qysh me u kënaq në punë?

Qysh me apliku për punë jashtë shtetit?