Qysh Me Perpilu CV?

CV që rrjedh nga Curriculum Vitae është dokument i cili kërkohen nga ana e punëdhënësve gjatë kohës së aplikimit për punë. Ky dokument në vete përmban rrjedhën e disa veprimeve tuaja në disa aspekte si edukimi, përvoja në punë, përvoja në praktika të ndryshme, kurse të ndryshme, njohje gjuhësh, njohuri kompjuterike etj.

Nuk ka formë të standardizuar e cila përdoret për të përpiluar një CV. Përdoren, ose mund të përdoren struktura të njëjta të përdorura nga përpilues të ndryshëm më parë ose të ofruara nga shpjegues të ndryshëm, por asnjë nga këto forma nuk është standarde.

Ekspert të ndryshëm të vendeve të Evropës perëndimore janë munduar të standardizojnë forma të ndryshme në vendet e tyre, por edhe kjo nuk ka qenë aq e suksesshme sepse standardizimi humb efektin e shprehjes personale dhe në këtë mënyrë fsheh një pjesë të “personalitetit” të aplikuesit.

Qëllimi kryesorë, pavarësisht se cilën formë do të përdorni, është paraqitja e qartë e informatave. Organizimi i tyre në një strukturë dhe radhitje të pranueshme e cila do ta nxisë vrojtuesin që ta shohë të tërën, ose së paku informatat të cilat janë të rëndësishme për vendin që aplikohet.

CV e një personi, krahasuar me letrën e motivimit është më standarde, por unë nuk do ta kisha preferuar që të ishte komplet standarde. Ajo që dua të them është, nëse një vend pune dallon dukshëm nga një vend tjetër dhe secili nga ato kërkon njohuri ose përvoja tjera nga ju, atëherë më mirë është që pozitën e pjesëve të CV të e ndërroni varësisht se cila pjesë është më e rëndësishme për cilin vend pune.

Në shembullin e parë që kemi ngarkuar, p.sh. do të keni mundësi të shihni pjesën e edukimit dhe të përvojës dhe ajo që do të duhej të bënit nëse ju ofrohet një vend pune është të shihni nëse përvoja juaj përshtatet me kërkesat dhe përvojën e fusni mbi edukimin, në anën tjetër nëse edukimi është më afër kërkesave atëherë e fusni edukimin më sipër.

Një nga elementet kryesore të një CV është gjithashtu drejtshkrimi, pra duhet të e kontrolloni që të mos ket gabime gjuhësore pavarësisht se në cilën gjuhë e përpiloni.

CV-të e ngarkuara janë vetëm shembuj të përpiluara dhe të përdorura nga unë dhe të marra në internet.

Ju duhet të shihni situatën tuaj, nevojat që një CV duhet të plotësojë dhe në bazë të kësaj situate të zgjidhini një ose të përpiloni një të tillë. Ose të e përpiloni një sipas kërkesave të vendit ku jetoni ose gjuhës në të cilën do ta përpiloni.

Çfarë të mos fus në CV?

– Mos vendosni moshën ose datën e lindjes.

– Mos e fusni religjionin ose faktorë tjerë që mund të jenë faktorë diskriminues.

– Mos shkruani të dhëna mbi të ardhurat tuaja në të kaluarën, e vendosni dokumentin veçmas nëse u kërkohet.

– Mos vendosni shkollën fillore nëse keni të mesme, mos e vendosni të mesmen e më poshtë nëse keni kolegj ose fakultet.

– Mos i i fusni opinionet tuaja sepse këto nuk duhet marrë parasysh kur ju kandidoheni për ndonjë pozitë të caktuar.

Shkarko shembullin 

P.S. Pasi të keni përpiluar Cv-në duhet që të konvertoni në PDF, ky është formati profesional i dërgimit të dokumenteve online. /fjalaime.ch/

 

  • isaj deskaj

    si me apliku per pune

  • isa zeqiri

    une jom isa zeqiri nga fush kosova i lindur me 14.04.1968 jetoj ne fush kosov desha te aplikoj ne konkursin e juaj pasi qe kam provoj pune ne kompanin e juaj maheret kam ruajtur ne kosmonte ne buqaj veterrnik jam i interesuar te punsohem ne kompanin ne ndonje pik ne fush kosov ne rrethin numri i telefonit 049 606 274 ju faliminderit per mirkuptim pres thirrjen e juaj.

  • Faton Krasniqi

    Pershendetje,

    Nje shembull tjeter i CV-se qe perdoret shume ne Finland mund ta shihni ketu http://www.gjiganti.com/emigranti/info/cv-al.pdf

Qysh me u bë femër e suksesshme?

Qysh me folë pa pare?