qyshmetro-join-our-family

Qysh Me Permiresu Shendetin ne Shtate Menyra?

Nëse po pyet vetën se si dhe nga të ja fillosh të përmirësosh shëndetin tuaj, fillo me këta shtatë hapa të thjeshtë në këtë artikull.
Të gjithë e dimë se për të përmirësuar shëndetin ne duhet të pimë shumë ujë, të hamë më shumë pemë dhe perime dhe të ushtrojmë, por përveç kësaj pak thuhet më tutje. Shembull sa ujë duhet pirë? Sa fruta duhet te hame? Sa perime duhet servuar në një pjatë dhe sa duhet ushtruar? Nëse tash po pyet se ku ti ja fillosh të përmirësosh shëndetit tuaj, atëherë vazhdo lexo që të fillosh me këta shtatë hapa.
Pi ujë më shumë se 8 gota në ditë.
Njerëzit kanë nevojë për shumë më shumë ujë se a që ata në realitet pinë. Nëse peshon më shumë se sa 60 kilogram apo ushtron rregullisht (nga dy orë e gjysmë në javë) juve ju duhet më shumë se sa 8 gota ujë në ditë. Për të gjetur sasinë e mjaftueshme të ujit që ju duhet pirë atëherë formula është kjo (pesha juaj : 30.5 = sasia e litrave te ujit ë ditë). OK, të themi se peshoni 90 kilogram, kur pjesëtojmë 90 me 30.5 atëherë del se duhet pirë 3.27 litra ujë në ditë (rrumbullak 3.3). Duke marrë parasysh se një gotë mesatarisht nxë 0.3 litra (300 mililitra) ujë atëherë del se personi i cili ka 90 kilogram duhet pirë 11 gota ujë në ditë.
Mundohu të Hash Dy Filxhan Pemë dhe 2.5 Filxhan Me Perime në ditë.
Sigurisht se ke dëgjuar edhe për këtë se duhet të hani pemë dhe perime që të jeni më të shëndetshëm, por sa? Në botën e shërbimit gjysmë filxhani shërbim (shërbesë) me pemë është e barabartë me një mollë të plotë, ose banane, portokall, pjeshkë, domate e kështu me radhë (Gjysmë filxhani=një mollë). Kur themi se duhet të hani dy filxhan atëherë kjo përkthehet shembull në dy mollë dhe dy banane. Ky ishte vetëm shembull sepse ju mund të zgjidhni shembull dy portokaj dhe një mollë e një banane. Kurse një shërbesë me lëng peme apo perime është e barabartë me 0.11 litra (110 mililitra).
Nuk Ke Nevojë Të Blesh Vetëm Prodhimi Organike.
Pesticidet nuk mund të penetrojnë (depërtojnë) lëkurën e trashë të disa pemëve dhe perimeve. Sipas Grupit Punues Ambiental, 12 frutat dhe perimet në vijim më së shumti të kontaminuar me pesticide: pjeshkat, mollët, specat zile, selino, nektarin, dredhëzat, qershitë, lakra jeshile, marule, rrushi (i importuar), karotat dhe dardhat. Këto mund ti kërkoni të jenë organike kurse tjerat mund ti blini edhe si jo organike.
Gjej Një Sasi Konsumimi Të Kalorive Që Është e Lehtë për Të Mbajt Për Ty.
Sigurisht se ju mund të filloni të konsumoni 1200 kalori në ditë për disa muaj dhe kështu të humbni peshë, por porsa të filloni të shtoni sasinë, themi 1600 kalori në ditë, ju do të filloni të shtoni peshë. Që kjo të mos ndodh atëherë imagjino peshën që dëshiron të kesh dhe shumëzo atë me 22. Themi se dëshiron të kesh dhe mbash peshën e 75 kilogramëve, shumëzo 75kg*22 atëherë del se ju për të mbajtur këtë peshë duhet të konsumoni 1738 (1750) kalori në ditë. Ki parasysh se nëse ushtroni atëherë mund të konsumoni edhe pak më shumë për ato që djeg gjatë ushtrimeve.
Rëndësi Ka Si Ushtron E Jo Sa herë Shkon Në Palestër.
Departamenti Amerikan Për Shëndet dhe Shërbime Njerëzore rekomandon që njeriu të bëj në javë së paku dy orë e 30 minuta ushtrime aerobike (si ecje të shpejtë apo notim) ose një orë e 15 minuta të aktivitetit aerobik të vështirë (si vrapimi apo çiklizmi), dhe mundësisht këto orë të shpërndahen gjatë javës. Mundohu të bësh 30 minuta aktivitet çdo ditë, por nëse nuk ia del, atëherë mjafton një orë ushtrime kardio (si vrapimi) dhe dy sesione të trajnimit me pesha dy herë në javë. Gjithashtu mos harro se kur ushtroni ju nuk po ushtroni që vetëm të mbani peshën e dëshiruar por gjithashtu që të shmangni sëmundjet. Mundi juaj mund të ju shpërblej që të mos keni kancer, diabet dhe sëmundje zemre.
Pi Qumësht me Çokollatë Pas Ushtrimeve Të Rënda.
Jo, nuk po themi që të pini menjëherë pas ushtrimeve. Prit deri sa të pushon stomaku e më pas e pini. Dhe tash ju tregoj pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas ushtrimeve: uji që pini gjatë ushtrimeve zëvendëson djersën që derdhni kurse qumështi me çokollatë ofron karbohidrate, proteina, kalcium dhe pak krip dhe sheqer, të cilat në mënyrë të përsosur plotësojnë muskujt e lodhur pas një vrapimi të gjatë e të mundimshëm, pas një noti ose çiklizmi. Me fjalë tjera çokollata me qumësht është ujë e shumë më shumë.

Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>