Qysh Me Permiresu Gabimin e Bere Gjate Intervistes?

Pra ju jeni ulur per nje interviste dhe papritmas i pergjigjeni nje pyetjes ne menyren qe nuk duhej pergjigjur ashtu. Ndoshta eshte sepse keni folur keq per punedhenesin tuaj te kaluar ose keni thene dicka politikisht jo korrekt. Cfaredo qofte hapi i gabuar, ju nuk keni nevoj te pershendeteni pergjithmone me punen e re. Ju serish mund te rikuperoni nga gabimi i bere gjate intervistes. Ketu jane disa gjera qe mund ti beni per ta mbajtur situaten ne dore me mjeshtri.

  • Shmang’juni gabimeve gjate intervistes. Si gjithmone, qelesi eshte parandalimi. Pregadituni per interviste duke praktikuar pyetje te reja qe mund te ju bijne ne interviste. Nisuni nga shtepija me heret qe te mos e keni brenge vonesen. Vishuni mire dhe veproni profesionalisht. Poashtu, provoni te lexoni dicka per kompanine dhe industrine ne pergjithesi para se te shkoni ne interviste ne menyre qe te keni ide se ne cfare po futeni. Nese jeni te pregaditur, kjo tregon se e vleresoni mundesine e dhene.
  • Mos bini ne konkludime. Para se te beni panike, merrni fryme thelle dhe ambientohuni me dhomen. Ajo se cfare ju mendoni dhe e thuani mund te jete gabim apo edhe mund te jete ndonje gje e parendesishme per intervistuesin. Sidoqofte, nese hasni ne ndonje qetesi te pakendshme pasi qe keni thene dicka, atehere shanset jane, se ju duhet te permiresoni ate.
  • Kerko falje. Nese keni thene dicka pa takt, ndonjehere, menyra e vetme qe ta permiresoni eshte te pranoni gabimin, kerkoni falje dhe te vazhdoni. Kjo tregon se jeni te arsyeshem.
  • Shfaqni entuziazem. Ju mund ta lani gabimin me energjine tuaj entuziaste. Nese hasni ne ndonje moment ku nuk dini te ktheni pergjigjen e duhur, atehere jepni buzeqeshje dhe tregoni se sa me pasion ndiheni per poziten qe po mbani interviste. Shpesh here, ju mund te mos jeni personi me i kualifikuar per ate pune, megjithate ju serish mund ta merrni ate pozite nese keni shume entuziazem per te.
  • Devijo vemendjen tek kualitetet dhe eksperiencat tuaja te rendesishme. Nese keni rreshqitur ne ndonje pergjigje, mos djersini. Madje edhe pjesemarresit ne garen e bukurise rreshqasin dhe bien ne toke gjate mbremjes se ndarjes se kurores. Ne vend te kesaj, flisni per te arriturat tua tjera dhe kualitetet qe ju bejne te perkryer per punen. Ju nuk jeni perfekt, por mund te tregoni se cfare ju bene juve te madh.
  • Tregoni sinqeritet. Mbani ne mend qe sinqeriteti shkon paralel me procesin e intervistes. Intervistuesit kane pare gjithcka dhe mund ta dallojne josinqeritetin nje kilometer larg. Tregohuni i sinqert dhe lereni intervistuesi te kuptoj se sa rendesi ka kjo pune per ju. Ju mund te tregoni pasionin tuaj per industrine dhe se sa mund te kontriboni ne kompani duke punuar per te.

 

Behuni i ndergjegjshem ne ate qe e thuani gjate intervistes dhe mendohuni para se te flisni. Shmang’juni dhenies se tepert te informative dhe fokusohuni tek pyetja. Nese beheni shume vullentar ne pergjigje, ather gaboni. Nese beni gabi, sigurohuni te perfundoni intervisten me note te larte, shtregoni duart me intervistuesin dhe falenderoju per mundesine. Behuni professional ne te gjitha pjeset.

 

  • muharrem

    un kam profesjonin me gur natyror po njashtu edhe me kocka betoni punoj qe 23 vite pershendetje nr 0037744 446570

Qysh me u bë femër e suksesshme?

Qysh me folë pa pare?