Qysh me përmirësu aftësinë e të shkruarit?

1. Jini aktiv dhe jo pasiv 
Një nga mënyrat më të zakonshme të të shkruarit keq është përdorimi i tepruar i zërit pasiv. Zëri pasiv e kthen objektin e një veprimi në subjektin e fjalisë me format e foljeve , si për shembull “X ishte sulmuar nga Y” në vend se thjesht “Y sulmoi X.” Mundohuni ti shmangni këto ndërtime te fjalisë sa më shumë që te mundeni.
“Romani ishte shkruar nga Frank, ndërsa ai ishte në kolegj” kjo është pasive. “Frank ka shkruar romanin, ndërsa ai ishte në kolegj” kjo është aktive.
Përdorimi i zërit pasiv nuk është gjithmonë i keq. Ndonjëherë nuk ka asnjë mënyrë të qartë për të bërë një deklaratë aktive, ose ndonjëherë ju doni “prekjen e lehte” qe jep ndërtimi i fjalisë ne mënyrën pasive. Por mësoni të ndiqni këtë rregull para se te filloni duke bërë përjashtime.
man-writing-books
2. Përdorni fjalë të fuqishme 
Një shkrim i mirë është i saktë, ndjellës dhe “i kripur” me të papritura. Gjetja e foljes apo mbiemrit te duhur mund ta kthejë një fjali jo-frymëzuese ne diçka qe njerëzit do ta mbajnë mend gjate për vite te tera. Mundohuni te gjeni fjale që te jenë sa me specifike qe të jetë e mundur. Mundohuni të mos përsëritni të njëjtën fjalë pa pushim nëse nuk keni ndërmend të ndërtoni një ritëm me te.
Një përjashtim janë fjalët qe përdoren për të përshkruar dialogun. Shkrimi i keq është i mbushur me “ai komentoi” dhe “ajo u përgjigj”. Një shkrim mund te jete shume i mire nëse “ai/ajo tha” përdoret vazhdimisht. Mund të duket e vështirë për të përdorur fjalën “thotë” pa pushim, por ta ndryshosh atë pa qene nevoja e bën te vështire për lexuesit te ndjekin rrjedhën e bisedës. Kur shkruani një dialog, ju doni qe lexuesit të dëgjojnë zërat e karaktere ne bisede, jo zërin tuaj.
I fuqishëm nuk do të thotë i panjohur, ose më i komplikuar. Mos thoni “shfrytëzo” kur ne vend te saj mund te thoni thjeshtesisht “përdor”.
3. Hiqni “mbeturinat”
Shkrimi i mirë është i thjeshtë, i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Ju nuk merrni pikë për të thënë në 50 fjalë atë që mund të thuhet në 20. Shkrimi i mirë ka te beje me përdorimin e fjalëve te duhura, jo me mbushjen e faqeve. Mund të duket mirë në fillim që te përdorni shumë ide dhe detaje në një fjali të vetme, por shanset janë që fjalia thjesht sa do te jete me e vështirë për tu lexuar.
Ndajfoljet e tepërta janë rasti klasik i shkrimit mediokër. Një ndajfolje e mirë-vendosur mund të jetë e këndshme, por shumicën e kohës ndajfoljet qe ne përdorim janë te nënkuptuara tashmë nga folja apo mbiemri
4. Shfaqeni, mos e thoni
Në vend qe t’ju tregoni me fjale lexuesve një ekspozitë të gjatë që shpjegon sfondin e një karakteri apo rëndësinë e një veprimi, përpiquni ta bëni lexuesin te zbulojë të njëjtat ide me anë të fjalëve, ndjenjave dhe veprimeve te karaktereve tuaj. Sidomos në trillim, duke e vënë ne praktike këtë këshille mbi shkrimi është një nga mësimet më të fuqishme qe një shkrimtar mund të mësojë.
5. Shmangni klishetë
Klishetë janë frazat, idetë ose situata të cilat janë dukshëm jo origjinale. Ato mund të kenë qenë te fuqishme në një moment ne te shkuaren, por tani janë mbi-përdorur deri në pikën e të pasurit pak vlerë nëse nuk ri-imagjinoni në një mënyrë krijuese. Është e vështirë të thuhet saktësisht se çfarë e bën një klishe, por, si me pornografinë, ju e njihni kur e shihni atë.
“Ishte një natë e errët dhe e stuhishme” është një shembull klasik i një fraze klishe-madje edhe tani quhet një koncept klishe.
6. Thyeni rregullat
Shkrimtarët më të mirë jo vetëm ndjekin rregullat, ata gjithashtu e dinë kur dhe si për ti thyejnë ato. Çdo gjë, nga gramatika tradicionale deri tek këshillat e shkrimit më sipër, është e mundshme nëse ju jeni te sigurt se një “shkelje” do ta përmirësojë shkrimin tuaj. Kryesorja është që ju të shkruani mjaft mirë gjate gjithë kohës që kur te thyeni rregullin ta bëni me vetëdije dhe me qëllim për diçka me shprehëse.
7. Ndryshoni, ndryshoni, ndryshoni
Nuk ka gjë të tillë si një kryevepër e “përsosur” në shkrim. Çdo autor mund të kishte gjetur diçka për të ndryshuar edhe ne veprat e tyre më të mëdha në qoftë se ata do ti ishin kthyer dhe një here nga fillimi. Redaktimi është një nga pjesët më thelbësore të shkrimit. Pasi të keni mbaruar një pjesë te shkrimit, bëni një ditë pushim dhe pastaj lexojeni atë gjere e gjate me sy të freskëta te nesërmen. Rregullimi i gabimeve te ndryshme ne shkrim ose heqja e paragrafëve te panevojshëm do ta beje shkrimit tuaj me te mire. Dhe kur te keni mbaruar se lexuari, lexojeni dhe një here, dhe një here tjetër.
  • dion-mulaj

    un jam i interisuar te ndreqi shkrimin tim

  • odeta

    ju lumte

  • odeta

    me falni une jam e interesuar se si ta permirsoj shkrimin dhe si te shkruaj me shpejt

  • ARJANA BERISHA

    Me falni une jam e interesuar per te rregulluar shkrimin por kam gjithashtu kam nevoj te ushtrohem ne gabime drejtshkrimore pasi kam ngecje te madhe ketu .

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?