qyshmetro-join-our-family

Qysh Me Pergatit Siperfaqen e Makines per Lyerje?

Eshte shume e rendesishme qe ta pergatisni siperfaqen e makines suaj para se te filloni me proceduren e lyerjes. Pergatitja e siperfaqes siguron qe ngjyra do te qendroj me gjate dhe nga ana estetike do te duket me e shkelqyeshme. Kjo pune di te jete edhe e lodhshme. Varesisht nga gjendja e makines suaj, pergatitja mund te kryhet per disa dite apo edhe jave. Sa per idene tuaj lexoni me poshte.

Korrigjoni demet ne siperfaqe. Shiqojeni me vemendje demet dhe gervishtjet ne siperfaqe. Keto duhet rregulluar qe siperfaqja te jete e rrafshet. Mbushesi i hapsirave perdoret per keto raste qe demet si gervishtjet e vogla te mbulohen.

Largoni ndryshkun. Ndryshku duhet te largohet plotesisht para lyerjes. Nese zona e ndryshkut eshte e vogel, atehere mund ta largoni me lemues (leter qe gerryen ndryshkun). Mos perdorni shume force ne menyre qe mos t’a demtoni edhe me teper siperfaqen. Por nese siperfaqja e ndryshkut eshte e madhe, atehere ju duhet ta saldoni ate pjese me arnime. Procesi i saldimit merr kohe, andaj sigurohuni qe e keni kete kohe.

Gerryeni siperfaqen e makines. Qellimi eshte  qe te largoni ngjyren e vjeter nga siperfaqja. Me leter gerryese 320-grit, ndani ne seksione gerryerjen deri sa te perfundoni tere siperfaqen. Mos harroni qe kete proces duhet ta beni duke bere levizje rrethore. Gerryerja e ben siperfaqen e vrazhde duke mundesuar qe anti-ndryshku (primer) te kapet mire ne te. Filloni me primerin.

Mbuloni pjeset qe nuk duhet te ngjyrosen. Ketu perfshihen mbrojtesat, xhamat, gomat, etj. Mbuloni me qese plastike, apo gazeta ne keto pjese. Fshijeni siperfaqen e makines. Fshirja eshte e rendesishme pasi qe largon pluhurin, i cili mund te mbetet ne ngjyre. Sigurohuni qe siperfaqja eshte e tera e paster para se te filloni ngjyrosjen.

Mbani mend qe duhet te perdorni rroba te cilat nuk ju dhimbsen edhe nese sperkaten me ngjyre. Mbani syze dhe doreza. Nese deshironi te perfundoni ngjyrosjen me shpejte kerkoni nga dikush te ju ndihmoj. Edhe asistuesi duhet te kete njohuri per makinat. Nese jo, atehere ju duhet ta trajnoni ate se pari dhe qe do te ju marr kohe.

 


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>