Qysh me përgaditë trofta të marinuara?

Përbërësit:

  • 5 trofta
  • Verë e kuqe
  • Hudhër
  • Majdanoz
  • Limon
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj.

Pastrojmë troftat dhe i thajmë me letër kuzhine.

Kriposen nga të gjijtha anët.

Në masën e vajit hidhet verë, piper dhe kjo përzierje hidhet mbi peshqi.

Peshqit e marinuar qëndrojnë në vend të freskët për  disa orë dhe pastaj vendosen në tepsi ku do të piqen.

Lëngu i marinimit hidhet mbi peshqi dhe futen në furrë të nxehur për tu pjekur në 180 gradë për 20 minuta.

Në një enë hidhet vaj ulliri, uthull, majdanoz, hudhër e shtypur dhe limon.

Përzihet dhe vendoset masa mbi peshqit e pjekur.

troft