Qysh me përgaditë tortë zalli?

Përbërësit për petë:

  • 5 vezë
  • 5 lugë sheqer
  • 5 lugë miell
  • Lëvore limoni.

Filli:

  • 3 qese puding vanille
  • 1 litër qumësht
  • 250 gram margarinë
  • 150 gram sheqer pluhur
  • 250 gram keksa të bluar
  • 200 gram kokos
  • 200 gram arra të bluara
  • 200 gram qokollatë.

Përgaditet peta me 5 vezë, pasi të pjeket lihet të ftohet.

Vlohet qumështii.

Qeset e pudingut ulen në 12 lugë qumësht duke u përzier vazhdimisht derisa të trashet.

Margarini i zbutur përzihet me sheqer pluhur dhe sa të ftohet pak pudingu, shtohet margarini mbi masën e pudingut.

Përzihet me mikser dhe ndahet në 3 enë.

Në njërën enë shtohet keksat, në njërën arrat dhe në një tjetër kokosin.

Mbi petë vendoset masa me arra.

Mbi masën me arra shtohet masa me keksa të bluar dhe mbi vendoset edhe masa e fundit me kokos.

Pastaj përgaditet gllazura me qokollatë, 2 lugë qumësht dhe 4 lugë vaj dhe shtohet mbi masën e kokosit.

torte zalli

Torte me Banane