Qysh me përgaditë torte me Kit Kat?

Përbërësit:

  • 150 gram Kit Kat + 400 gram për dekorim
  • 400 ml kremë për rrahje
  • 400 gram qokollatë të shkrirë
  • 30 ml xhelatinë
  • 300 gram kremë e ëmbël
  • 150 gram sheqer.
  • kitkat 1

Në një mikser vendosim 150 gram Kit Kat të cilat i bluajmë imët.

kitkat 2

E vendosim masën në një tepsi dhe e rrafshojmë mirë me duar.

Në skajet e tepsisë vendosim Kit Kat në mënyrë vertikale.

kitkat 3

Në një enë vendosim kremën për rrahje të cilën e përziejmë me mikser, dhe gradualisht shtojmë qokollatën e shkrirë.

kitkat 4

Pasi të jetë përzier masa shtojmë edhe xhelatinën.

kitkat 5

Në një enë tjetër vendosim kremën e ëmbël, mbi të cilën shtojmë sheqerin dhe e përziejmë.

Mbi ketë masë shtojmë masën e përgaditur më parë me qokollatë e xhelatinë.

kitkat 6

Pasi masa të jetë homogjene e vendosim në mes të tepsisë dhe e rrafshojmë.

Zbukurojmë me disa copëza bademi.      

kitkat 7

Torte me lajthi

Torte Zebër