Qysh me përgaditë tortë me hurme?

Përbërësit:

  • 10 vezë
  • 250 gram sheqer
  • 250 gram arra
  • 250 gram hurme
  • 4 lugë miell
  • 10 lugë sheqer pluhur
  • 100 gram qokollatë
  • 250 gram margarinë
  • Lëvore limoni.

Fillimisht 10 të bardhat e vezëve me 250 gram sheqer përzihen derisa të bëhet shkumë.

Më lugë shtojmë miellin dhe e përziejmë.

Shtojmë edhe arrat e grimcuara, hurmet e grimcuara dhe lëvoret e limonit.

Kjo masë hidhet në kallëp të lyer me yndyrë dhe pjeket për 50 minuta në temperaturë 180 gradë.

Për fillin përziejmë të verdhat e vezëve me 10 lugë sheqer pluhur.

Shtohet margarini i zbutur  dhe i përzier.

Përziejmë derisa të bëhet një masë e fryer.

Shtohet qokollatë e shkrirë dhe me këtë fill lyhet torta e prerë në dy pjesë horizontalisht.

Torta lyhet mbi dhe anash me të njejtin fill dhe zbukurohet sipas dëshirës.

hurma

Qysh me përgaditë kurora me arra?

Qysh me përgaditë tullumba?