Qysh me përgaditë pite me djathë?

Përbërësit:

  • 1kg petë
  • 500 gram djathë
  • 250 gram mazë
  • 5 vezë
  • 500 ml qumësht
  • Margarinë.

Fillimisht tunden vezët dhe shtohet djathi i troshitur, maza dhe 300 ml qumësht.

Shkrihet yndyra dhe në tepsi të lyer me yndyrë vendoset një petë, lyhet peta me yndyrë dhe mbi shtohet masa e përgaditur me vezë e djathë.

Mbi masë vendoset peta tjetër dhe rrafshohet në tepsi.

Përsëritet procedura derisa të përfundojmë të gjitha petët.

Lyhet peta e fundit me yndyrë, shpohet pitja me pirun në disa vende dhe mbi i hidhen 200 ml qumësht.

Pjeket në furrë të nxehtë përafërsisht 20-25 minuta.

pite

Qysh me përgaditë pite me kungull?

Qysh me përgaditë krofne?