Qysh me përgaditë pilaf në enë kuglofi?

Përbërësit:

  • 300 gram oriz
  • 3 vezë
  • 100 gram kaqkavall
  • 2 lugë ajkë
  • 2 lugë margarinë
  • 1 katrorë supe
  • Kripë
  • Piper.

Orizi pastrohet dhe hidhete në yndyrë të nxehtë.

Shtohet ujë i nxehtë në raport 1 gotë oriz dhe 2 gota ujë.

Shtohet kripë dhe mbulohet ena dhe zihet për 25 minuta në zjarrë të ulët.

Orizi i zier qëndron i mbuluar për 15 minuta.

Shtohen vezët e tundura me pirun, kaqkavalli dhe përzihet.

Furra nxehet në 180 gradë.

Ena e kuglofit lyhet me margarinë dhe futet në frigorifer për disa minuta.

Në enë të ftohtë derdhet masa e orizit të zier dhe shtypet në të gjitha anët.

Mbulohet me folie alumini dhe futet në furrë për 30 minuta.

pilaf ne ene kuglofi

Qysh me përgaditë mufinsa me qokollatë?

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?