Qysh me përgaditë perime në skarë?

Përbërësit:

  • Speca të verdhë
  • Speca të gjelbër
  • Speca të kuq
  • Patëllxhanë
  • Uthull molle
  • Kripë
  • Hudhër.

Specat pjeken nga të gjitha anët, qërohen dhe ndahen në fije.

Patëllxhanët priten për së gjati në disa pjesë, pastaj piqen nga të dyja anët.

Perimet e pjekura në skarë përzihen mirë.

Shtohet kripë, vaj ulliri, uthull molle dhe hudhër e shtypur.

Sallata shërbehet me bukë të thekur në skarë.

perime

Tavë me Domate

Gjellë me Domate