Krepa me Akullore

 Per te Pergadite Krepa me Akullore ju nevoiten:
300 gr miell
1 litër qumësht
2-3 vezë
1 lugë gjalpë
1 majë luge sheqer
1 majë luge kripë
piper të bardhë
1 lugë liker
Procedura:
Hidhni miellin në një tas, hapni një gropë në mes dhe hidhni në të vezët, përzieni mirë dhe në vazhdim shtoni qumështin, likerin, piperin, kripën dhe sheqerin. Shtoni gjalpin e vakët dhe përzieni sërish. Mbulojeni tasin dhe lëreni për 1 orë. Përgatitja e krepave bëhet si më poshtë: Në një tigan me diametër 20 cm të lyer me pak gjalpë, hedhim çdo herë nga një filxhan brumë të rrjedhshëm dhe e lëmë 1 min. në mënyrë që të marrë ngjyrë, duke e kthyer nga të dyja anët. Pasi krepat te jenë gati, i servirim duke vendosur në mes një lugë akullore dhe duke i palosur. Nga lart i spërkatim me shurup frutash dhe gjethe dhjozme. Për garniturë përdoren gjithashtu edhe fruta të freskëta.
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Qysh me përgaditë sallatë pranvere?

Qysh me përgaditë sallatë me mish pule?