Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me rrush të thatë dhe arra?

Përbërësit:

  • 5 vezë
  • 3 filxhana sheqer
  • 1 filxhan vaj
  • 130 gram arra
  • 100 gram rrush i thatë
  • ½ pecive
  • 9 lugë miell.

Së pari përziejmë vezët me sheqer.

Shtojmë gradualisht vajin, pastaj shtojmë arrat dhe rrushin.

Pasi të kemi përzier mirë shtojmë miellin e përzier me pecivë dhe përzihet me lugë.

Lyhet tepsia me yndyrë dhe vendoset masa e përgaditur në të.

Këtë masë e pjekim në temperaturë 200 gradë për 35-40 minuta.

Pasi të ftohet, pritet dhe shtohet mbi sheqer pluhur.

rrush

Qysh me përgaditë kurora me arra?

Qysh me përgaditë tullumba?