Qysh me përgaditë bukë misri?

Përbërësit:

  • 1 kg miell misri
  • Kripë
  • Ujë të nxehtë.

Së pari ndezim furrën në 250 gradë.

Në një enë të thellë vendosim miellin e situr.

Bëhet një gropë në mes, ku shtohet gradualisht uji i nxehtë duke e përzier vazhdimisht, shtojmë kripë sipas dëshirës.

Pasi të kemi përgaditur brumin, e ngjeshim brumin me duar duke e mbledhur.

Brumi në formë topi vendoset në tepsi të cilën e kemi përmillur dhe rrafshohet.

Pasi të rrafshohet, spërkatet me dy lugë ujë të nxehtë në të gjitha anët.

Shtohet pak miell, rrafshohet me dorë që të mbyllen plasaritjet dhe të thithet e gjithë lagështia.

Pjeket në furrë derisa të jetë bërë sipërfaqja e kaftë.

buke

Qysh me përgaditë pite me kungull?

Qysh me përgaditë krofne?