Qysh me përgaditë bishtaja të ziera?

Përbërësit:

  • 1 kg bishtaja të gjelbra
  • 1 gotë supë katrore
  • 50 gram proshutë
  • 1 lugë gjalpë
  • 2 qepë
  • 3-4 domate
  • kripë
  • piper.

Bishtajat lahen mirë, u priten majat dhe bishtat.

Ndahen në disa pjesë të barabarta dhe zihen në supë afro 30 minuta.

Veqmas fërgohen qepët e prera në rrathë derisa të zverdhen.

Shtohen domatet e qëruara dhe të prera në 8 pjesë për tu fërguar bashkë me qepët.

Kullohen bishtajat dhe duke i përzier u shtohet qepët, proshuta dhe domatet.

Kripohen, piperosen dhe shërbehen me mish të pjekur ose pulë.

Qysh me përgaditë sallatë pranvere?

Qysh me përgaditë sallatë me mish pule?