Bakllave

Bakllava

Perberesit:

Për një tepsi nevojiten 1 kg petë per bakllava, 250 g margarinë ose gjalpë Për shtresën e parë nevojiten * 125 g margarinë * 2 vezë * gjysmë gote (uji) sheqer * gjysmë luge bakin. Të gjitha këto përzihen mirë pastaj shtohen 8-10 lugë miell të egër.

Krejt kjo përzihet mirë fitohet një masë homogjene dhe lihet anash. Për shtresën e dytë nevojiten * 300 g arra të bluara * 2 vezë * gjysmë gote sheqer * lëngu i një limoni.

Përzihen mirë dhe lihen anash. Lyhet tepsia me yndyrë. Petët ndahen në 3 pjesë (nga 10 sosh).

Shtrohet pjesa e parë e petëve në tepsi dhe secila stërpiket me pak margarinë (pjesa tjetër e margarinës mbetet për lyerje sipër)

Mbi këto petë qitet shtresa e parë e masës së përgatitur. Shtrihet mirë në gjithë sipërfaqen.

Mbi këtë shtresë shtrohet pjesa e dytë e petëve si dhe shtresa e dytë – arrat e parapërgatitura.

Përfundojmë me shtresën e tretë të petëve. Pasi të jetë përvëluar thika pritet bakllavaja në formë trekëndëshash.

Pastaj i hidhet sipër margarina e shkrirë dhe futet pë r t’u pjekur kujdesshëm në temperaturë mesatare.

Pasi të piqet bakllavaja lihet për t’u ftohur mirë Sherbeti 1 kg sheqer 2-3 gota ujë dhe 3 vanilje.

Sapo të vlojë (sheqeri shkrihet mirë ) hiqet nga temperatura që sheqeri të mos trashet.

Me këtë sherbet të nxehtë ulet bakllavaja e ftohur.

Burimi: ikub.al

  • Kosovaresh

    uffffffffffffff bakllava e shishme be.

  • P.S

    Bakllava e mire osht kur i gatun vet peten e jo me ble 🙁 edhe kur gatuhen petet ato me u lane me u tha mandej mstiten e dikur i lyn ne mes petet me gjalpe. e kur vjen radha e arrave i mer dy pete njanen e lyn me gjalpe edhe i qet mbi te arrat dhe nje pete permbi dhe ashtu i fut ne furr per me i skuq arrat e mandej i vendos ne tepsi ku jane petet tjera.

Qysh me përgaditë roladë bajader?

Qysh me përgaditë kek me vishnje?