Qysh me përgaditë akullore me pjeshkë?

Përbërësit:

  • 300 ml kremë për ëmbëlsira
  • ½ gote sheqer
  • 1 lugë caji ekstrakt vanille
  • 4-5 pjeshka.

akullore 1
1.Vendoset kremi në një enë duke shtuar vanillën dhe rrahet me mikser për disa minuta derisa të bëhet shkumë.

akullore 2

2.Copëtoni pjeshkët, vendosini në blinder dhe shtoni sheqerin.

Bluani derisa të bëhet formë pireje.

akullore 3

3.Shtoni masën me pjeshkë në enën me kremë dhe përzieni me mikser.

akullore 4

4.Vendoseni në një enë apo plastikë për akullore dhe lihet në friz për 4-5 orë.

akullore 5