Qysh me përdor vaj kokosi për flokë?

Përdorimi i vajit të kokosit është një mënyrë e mrekullueshme natyrore për të bërë flokët dhe lëkurën tuaj të butë, rezatuese, dhe të shëndetshme . Vaji i kokosit është vaj natyror dhe nuk përmban kimikate të dëmshme. Nëse doni të mësoni se si të përdorni vaj kokosi për flokët tuaj ndiqni këto hapa:

1

Fillimisht ju duhet të vëni një peshqir rreth supeve tuaja për të parandaluar rrjedhjen e vajit në rrobat tuaja . Është e mirë për të filluar trajtimin në banjon tuaj që të mos leni shenja vaji në asnjë vend.

2

Zgjidhni një mbulesë për flokët tuaj. Ju mund të përdorni një “kapelë plastike”, një “mbështjellës koke”, apo diqka të ngjashme që ju do të jeni në gjendje ta mbani për disa orë , apo edhe gjatë natës.

Masa: Varësisht nga gjatësia dhe trashësia e flokëve tuaja ju duhen 3-5 lugë vaj kokosi. Nëse keni flokë të gjatë dhe të trashë  përdorni 5 lugë vaj, në qoftë se flokët tuaj janë të shkurtër dhe të hollë , ju duhen vetëm 3 ose 4 lugë vaj .
Përdorni vaj të  parafinuar,vaj ky i cili është plotësisht natyror dhe shumë i shëndetshëm. Vaj i kokosit i rafinuar ka aditivë dhe përmban tretës të ndryshëm andaj nuk preferohet të përdoret.

4

Hidh vajin e  kokosit në kokën tuaj në mënyrë të barabartë dhe shpërndajeni atë mirë. Përdorni gishtat për të bërë masazh gjithë kokën deri sa flokët tuaj të zhyten tërësisht në vaj kokosi.Ju mund të përdorni një krehër për t’ju ndihmuar të shpërndani në mënyrë të barabartë vajin.

5

Mblidhni flokët mbi kokën tuaj apo edhe mund ti mbështjellni që të mos depërtoj vaji në lëkurën apo rrobat tuaja.
Përdorni një peshqir për të fshirë vajin që mund të ketë rrjedhur në fytyrën tuaj gjatë procesit mbështjellës.

6

Flokët e zhytura në vaj duhet të mbahen të paktën për 2 orë, mund ti mbani edhe gjatë tërë natës do të ketë efekt edhe më të mirë.

7

Hiq mbështjellësin nga flokët tuaj dhe pastroni ato. Përdorni shamponin tuaj të preferuar ( mundësisht me përbërës të natyrshëm, për të mbajtur flokët tuaj të shëndetshëm ), për të larë nga vaj kokosi.Aplikoni shamponin  dy ose tre herë , deri sa flokët tuaj të pastrohen mirë nga vaji.

8

Pas tharjës së flokëve vërehen efektet e trajtimit, flokët tuaj do të jetë të butë , me shkëlqim dhe më të shëndosha.

Qysh me ditë sa drithëra duhet konsumuar në ditë?

Qysh me largu erën e mykut?